Categories Lajme

Vlorë, Lorela Lazaj drejtoreshë  e Zonave të Mbrojtura : Janë dëmtuar 500 ha kullotë, duhet ndërhyrje urgjente nga ajri

Ka reaguar për situatën e zjarrit në Vlorë Lorela Lazaj, drejtoreshë  e Zonave të Mbrojtura. Ajo tha se përafërsisht llogaritet për një sipërfaqe deri në 500 ha që është dëmtuar nga zjarret kryesisht kullotë, ndërsa kërkon ndërhyrje nga ajri.

“Situata është shumë kritike, në krahasim me ditën e djeshme ka një trend përmirësimi, jemi në ditën e 5 të zjarrit dhe e vetmja ndërhyrje është bërë nëpërmjet tokës. Sot janë gati 80 persona që janë shpërndarë në perimetrin e zjarrit dhe po mundohen që ta neutralizojnë ato.

Po punojnë në kushte atmosferikë shumë të vështira si dhe në mungesë të pajisjeve teknike të specializuar për ndërhyrje të kësaj shkalle, por edhe të kushteve atmosferike pasi fryn erë dhe favorizon flakët. Dyshojmë se ka një sipërfaqe prej 500 ha. ende nuk kemi një raport përfundimtar. Pjesa më e madhe janë fond kullosor dhe shpresojmë që vlera dëmit të këtij zjarri të jetë sa më e ulët.

U kemi kërkuar emergjencave Civile ndërhyrjen ajrore por nuk kemi pasur deri tani të mundur për shkak të arsyeve teknike dhe të gjitha përpjekjet tona janë fokusuar në pjesën tokësore. Është e pamundur nëse mbështetemi vetëm në rrugë tokësore”, tha ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Golem\ Zaptuan hapësirat publike 3 në hetim! Sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë

Policia e Kavajës ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare në kuadër të operacionit “Plazhi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec, ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti , rreth 60 vjeç

Një ngjarje e rëndë është regjistruar e sot në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ tre të arrestuar (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar në Shkodër për armë pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike…

LEXO ME SHUME