Categories Lajme

Vlorë, “Lungomare 2”, Leli: është duke ecur me ritëm të kënaqshëm

Projekti Lungomare2, që nis nga fushat e sportit deri te tuneli, është duke ecur me ritëm të kënaqshëm. Jemi përkushtuar të gjithë, në mënyrë që, në sezonin e ardhshëm turistik, gjithçka të ketë përfunduar. Sot, për të definaur detajet e këtij projekti kaq të rëndësishëm publik, kanë ardhur përfaqësuesit e firmës XDGA e cila ka përgatitur dhe ndjek në detaje çdo fazë të këtij projekti me kaq shumë vlerë në zhvillimin e mëtejshëm të turizmit në Vlorë.

Rreth 4 milionë euro do të  investohen në projektin “Lungomare 2”. Lajmi është bërë i ditur nga kreu i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, i cili prezantoi publikisht projektin. Projekti, i cili vjen si zgjatim i shëtitores bregdetare, do të shtrihet në 1.3 km dhe do të sjellë zgjidhje për disa prioritete sikurse parkimet në Lungomare etj. Leli tha se parashikohen 160 parkime dhe hapësira të tjera të dedikuara për qytetarët.

Dritan Leli  “Projekti që kemi filluar, nga zona e tunelit në drejtim të Radhimës, janë vazhdim i ndryshimit rrënjësor të faqes turistike të Vlorës. Do të ketë një pishinë olimpike me ujë deti për qytetarët, një pishinë për fëmijët, korsi për biçikleta si dhe një parkim me 160 vende, për të cilin kemi vendosur në dispozicion një pjesë te buxhetit për të zgjidhur atë që ka qenë kontestimi më i madh i qytetarëve dhe vizitoreve, mangësia e vendeve të parkimit”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME