Categories Lajme

Vlorë, mbyllja e klubeve, 100 përfaqësues biznesesh në protestë

Rreth 100 përfaqësues dhe punonjës të bizneseve të Lungomares kryesisht bare-lokale dhe restorante janë ngritur në një protestë paqësore në zonën e ish-shkollës së Marinës në Vlorë. Ata janë kundra urdhrit të dhënë për ndalimin e muzikës pas orës 20:00 teksa e shohin si një dëm të madh ekonomik që u shkaktohet. Bizneset e ndryshme kërkojnë menjëherë anulimin e këtij vendimi. “Ne kemi dalë sot për të kërkuar të drejtat tona dhe na është hequr e drejta e ushtrimit të profesionit. Nuk ka logjikë që pas orës 8 të qarkullojë Covidi. Kërkojmë që qeveria të anulojë urgjent këtë akt normativ se ka dëmtuar shumë familje që jetojnë me këto 3 muaj turizëm. Ne sollëm turistët, por tashmë ata po ikin. Jemi shumë të rezultuar me ligjet që po nxjerr ky kryeministër.”

Sipas tyre nuk është muzika ajo çka ndikon në shtimin apo pakësimin e virusit. “Ky akt i ri normativ dëmton gjithë biznesin që operon me turizmin. Është në kaos ajo pak jetë e natës. Janë të gjithë drejt falimentit. Deri në orën 9 jemi pothuajse të mbyllur se nuk ka lëvizje, pas kësaj ore fillon muzika. Nëse bllokohet Vlora deri më tani, i bie që të falimentojnë të gjithë.” Gjithashtu theksojnë se në periudhën e Covid-19 nuk morën asnjë ndihmë bizneset veç pagës së punonjësve, kështu që të paktën t’i lënë të punojnë në këtë pjesë të mbetur të sezonit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME