Categories Lajme

Vlorë/ Mesazhi i Gjiknurit: Vlora të jetë shembull i demokracisë dhe qytetarisë

Mesazhi publik i drejtuesit politik të Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri drejtuar zgjedhësve në ditën e votimit. Të dashur vëllezër dhe motra! Të nderuar qytetarë të Qarkut të Vlorës!

Sot është një ditë e shënuar për demokracinë. Me votën tuaj, ju keni në dorë të vendosni për fatin dhe qeverisjen më të mirë të këtij Qarku dhe të Shqipërisë. Unë ju kërkoj që të merrni pjesë masivisht në votime. Ju falenderoj gjithashtu për fushatën e qetë dhe qytetare që zhvilluam sëbashku. Dua të falenderoj edhe forcat e tjera politike për fushatën e qetë dhe qytetare që ne patëm në Vlorë.

Unë uroj që edhe dita e votimit të shkojë e tillë. Jam i bindur se pjesëmarrja juaj në votime do të jetë masive për të thënë zërin tuaj dhe ne për të ju dëgjuar. Përfaqësuesit tuaj kanë nevojë të ju dëgjojnë dhe vota është çelësi për këtë. Prandaj, uroj votime të qeta, pjesëmarrje sa më të mirë dhe shpresoj që deri në daljen e rezultatit Vlora të jetë shembull i demokracisë dhe qytetarisë. Suksese të gjithëve!”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME