Categories Lajme

Vlorë, Mihal Kokëdhima shpërthen në lot në sallën e gjyqit: Doja lekët e mia

Vandami’  shqiptar që u bë mjaft i famshëm pasi hipi mbi kofanon e makinës së turistëve spanjollë, Mihal Kokëdhima është lëlë sot në brug nga Gjykata e Vlorës.

Dosja.al mëson se Kokëdhima ka rrëfyer se nuk i ka prekur me dorë turistët spanjollë dhe se ka dashur vetëm të marrë lekët e tij pasi, sipas pronarit të restorant Panormës, ata kanë ikur pa paguar.

“Ikën pa paguar, vrapova që t’u marr lekët e mia dhe prandaj hipa në kofano. Ata ndezën makinën dhe donin të më shtypnin,”- mësohet të ketë thënë ai. Ndër të tjera Kokëdhima pati edhe një debat me avokatët e tij para se të niste gjyqi, teksa u theksoi atyre se kryeministrin Edi Rama e ka mik por që ky i fundit e ka harruar tashmë.

Një ditë më parë u publikua një video ku Kokëdhima shihej mbi kofanon e disa turistëve spanjollë teksa çante xhamin me duar. Turistët e denoncuan pronarin e lokalit për dhunë ndaj tyre, pasi kishin shprehur pakënaqësi ndaj ushqimit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ tre makina përplasen, njëri prej drejtuesve të mjeteve ka mbetur i plagosur

Një aksident rrugor me përplasjen e tre automjeteve ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkoi për të kërkuar punë, por përfundoi duke vjedhur Bugatti-n me vlerë 3 milionë euro

Sipërmarrësi kroat Mate Rimac ka publikuar pamjet e kamerave të sigurisë që tregojnë momentin kur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri shkrumbon banesën, 30-vjeçari me epilepsi shpëtohet nga fqinjët në Fier

Shtëpia e familjes Llambro në Hoxharë të Fierit është shkrumbuar pas një zjarri që ra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Stravaj të Librazhdit, Benz-i përfundon në greminë 150 metra larg rrugës, pranë tij gjendet një pistoletë

Një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga në fshatin Farret, në Njësinë Administrative Stravaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Automjeti del nga rruga dhe përplas këmbësoren, humb jetën 67-vjeçarja në Shkodër

Automjeti del nga rruga dhe përplas këmbësoren, humb jetën 67-vjeçarja në Shkodër Një aksident i…

LEXO ME SHUME