Categories Lajme

Vlorë, nd.alohen tre persona pasi vi.dhnin karburantin e një firme

Tre persona janë vënë në pranga të policisë së Vlorës. Ata dyshohen se në bashkëpunim mes njëri-tjetrit kanë vjedhur karburant në një firmë ndërtimi.

Policia thotë se arrestimi i këtyre shtetasve është bërë pasi tentuan të vidhnin karburantin e mjeteve të një firme ndërtimi, e cila aktualisht po kryen punime në BayPass-in e Kaninës.

Njoftimi i policisë:

Policia vë në pranga 3 shtetas pasi kanë tentuar të vjedhin karburant në një firmë ndërtimi. Seksioni i Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Vlorë, ka arrestuar në flagrancë shtetasit:

Ç.Sh., 20 vjeç, banues në Selenicë.
A.E., 23 vjeç, banues në Vlorë.
A.B., 53 vjeç, banues në Selenicë.

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative dhe falë bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët, Policia ka bërë kapjen e këtyre shtetasve pasi kanë tentuar të vjedhin karburantin e mjeteve të firmës së ndërtimit që po kryejnë punime në BayPass-in e Kaninës.

Menjëherë, pas kontrollit të ushtruar nëpër banesat e tyre, Policia ka gjetur dhe sekuestruar 1 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa në banesën e shtetasit A.E.

Gjithashtu, Policia ka bllokuar dhe sekuestruar automjetin me të cilin do të bëhej transporti i karburantit, si dhe materiale të tjera: 1 kilogramë kanabis, 4 aparatë celularë, bidona, etj.

Materialet iu referuan prokurorisë për veprën penale “Vjedhja” e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim në ngarkim të secilit dhe për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në ngarkim të shtetasit A.E.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dhunoi bashkëshorten, arrestohet 60-vjeçari

Një 60-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U largua nga banesa dhe s’u kthye më, nëna denoncon zhdukjen e të birit

Një 31-vjeçar rezulton i humbur, ndërsa familjarët e tij kanë kërkuar ndihmën e policisë për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i 4 shqiptarëve në Boegrad që postuan foto me Shqipërinë etnike, Berisha: Lirojini ose opozita do të mbajë protesta para ambasadës serbe

Kreu i PD Sali Berisha në një konferencë me gazetarët nga selia e PD, ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari i dehur kërcënon policët italianë pas sherrit në lokal, arrestohet!

Një 32-vjeçar shqiptar u arrestua për kërcënim dhe rezistencë ndaj një zyrtari publik, pasi policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

65-vjeçari bie nga shkëmbi në Dibër, ndërron jetë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Dibër, ku një 65-vjeçar ka humbur jetën pasi…

LEXO ME SHUME