Një kamioçin është përfshirë nga flakët në ecje e sipër dhe është shkrumbuar tërësisht pasditen e kësaj të djele në Palas, duke shkaktuar për pak momente probleme në trafik.
Për fat të mirë nuk ka pasur njerëz të plagosur, ndërsa forcat e policisë që shkuan shumë shpejt në vendngjarje, pas verifikimeve paraprake njoftuan se kamjocina tip Benc dyshohet të ketë marrë flakë nga një shkëndijë elektrike.