Categories Lajme

Vlorë, Novosela përfiton nga projekti i furnizimit me ujë të pijshëm në këtë zonë

Njësia Administrative e Novoselës do të përfitojë nga një projekt i rëndësishëm që konsiston në furnizimin me ujë të pijshëm të kësaj zone pa ndërprerje dhe me cilësi, duke zgjidhur kështu njëherë e mirë problematikën e furnizimit me ujë. Gjithçka me përkujdesjen e veçantë të kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli.

Përfituese janë fshatrat e Njësisë Administrative të Novoselës, ndërsa projekti është në fazën e hartimit, diskutimeve dhe konsultimit. Në këtë kuadër, në Njësinë Administrative të Novoselës, është organizuar një takim ku ka marrë pjesë Drejtori i Ujësjellës Kanalizime Vlorë, Dorian Xhelili, Kryetari i Njësisë Administrative të Novoselës, Kanan Shakaj, si dhe projektues e inxhinierë që janë duke u marrë me këtë projekt të rëndësishëm.

Me këtë investim do ti jepet një zgjidhje përfundimtare projektimit dhe më pas do të vazhdohet me financimin dhe zbatimit. Në këtë projekt është kërkuar ridimensionim i të gjitha stacioneve të pompimit, të stacionit qëndror, rrjetit të transmetimit dhe atij shpërndarës të të gjitha fshatrave deri në vendosjen e ujëmatësave.

Image may contain: 2 people, people sitting, table and indoor

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohen 3 persona, përshtatën lokalet për të organizuar lojëra fati!

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi kishin përashtatur lokalet për të organizuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ikën për një jetë më të mirë, prej një jave familja shqiptare fle në rrugët e Francës

Ndërsa festat po afrojnë, një familje shqiptare vazhdon të jetojë në rrugë në Montpelje të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i trefishtë në aksin Shupenzë–Maqellarë, plagoset rëndë një person

Një aksident i trefishtë është regjistruar mbrëmjen e sotme në segmentin e rrugës Shupenzë–Maqellarë. Tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagoset “Gucci” i TikTok-ut, identifikohet autori

Personazhi i njohur i “TikTok”, Fabion Kuçi, i njohur si Gucci, është plagosur mbrëmjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Rrezikon të humbasë krahun, heroi i Bondi Beach flet për herë të parë: Lutuni për mua

Polici Ahmed Al-Ahmed, i cili u kthye në hero pas sulmit terrorist në Bondi Beach të…

LEXO ME SHUME