Categories Lajme

Vlorë/ Përkujtohet tragjedia e Otrantos, familjarët e viktimave: Drejtësia nuk u vu në vend

Në Vlora është përkujtuar këtë të shtunë 29-vjetori i Tragjedisë së Otrantos, një prej ngjarjeve më të rënda në historinë e vendit, ku humbën jetën 81 persona.

Familjarë të viktimave, përfaqësues të pushtetit vendor dhe qendror, si dhe qytetarë të shumtë, u mblodhën pranë bregdetit për të nderuar kujtimin e atyre që humbën jetën në këtë tragjedi. Me iniciativë të ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe deputetes së qarkut Vlorë, Erjona Ismaili, 81 karrige të vendosura buzë detit simbolizuan jetët e ndërprera, ndërsa hedhja e luleve në det shërbeu si një homazh i heshtur për viktimat.

Ministrja Ismaili theksoi se kjo është një plagë që vijon të dhemb për qytetin, por sipas saj, harresa është edhe më e rëndë se vetë ngjarja. Ajo nënvizoi rëndësinë e përkujtimit të përvitshëm, si një mënyrë për të mos lejuar që tragjedi të tilla të përsëriten më në të ardhmen. Po ashtu, në këtë përkujtimore kanë qenë prefekti i qarkut të Vlorës, Evis Allushi, kryetarja e bashkisë, Brunilda Mersini, ndërkohë që dhe këngëtarja Xhesika Polo ka kënduar një këngë vaji në përkujtim të viktimave.

Nga ana tjetër, familjarët e viktimave shprehën dhimbjen dhe zhgënjimin e tyre, duke e cilësuar tragjedinë si një ngjarje që mund të ishte shmangur. Ata deklaruan se vijojnë të përballen me pasoja të rënda psikologjike dhe se kërkimi për drejtësi ka qenë i gjatë dhe i lodhshëm.

Sipas tyre, vendimet e dhëna nga drejtësia italiane nuk kanë reflektuar plotësisht të vërtetën dhe kanë qenë të padrejta.

Ngjarja tragjike ndodhi më 28 mars 1997, kur një anije shqiptare me 115 persona në bord u përplas dhe u përmbys në kanalin e Otrantos gjatë një operacioni të forcave detare italiane.

Si pasojë, humbën jetën 81 persona, mes tyre edhe fëmijë të moshave shumë të vogla, nga 3 muajsh deri në 69 vjeç, të cilët kërkonin një jetë më të mirë përtej brigjeve shqiptare, në një kohë kur vendi ishte përfshirë nga trazira të thella.

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet i riu shqiptar, iu gjetën 21 pako kokainë

Oficerët e karabinierëve nga dega e Peruxhias arrestuan një 25-vjeçar shqiptar, për posedim të lëndëve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkarkohet drejtori i AKZM-së në Vlorë

Pas denoncimit të publikuar nga redaksia e Piranjat News është shkarkuar nga detyra drejtori i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës

Bordi i Transparencës ka vendosur rritjen sërish të çmimeve të naftës ditën e sotme. Vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sarandë/ Një shtetas Grek dërgohet pa shenja jete në spital, detaje

Një shtetas grek u dërgua mbrëmjen e së premtes në Spitalin e Sarandës pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Konflikt mes 4 personave në një servis makinash në Korçë, plagoset me thikë njëri prej tyre (EMRI)

Një konflikt ka ndodhur brenda një servisi makinash në lagjen 10 të Korçë mes katër…

LEXO ME SHUME