Categories Lajme

Vlorë, rritet turizmi kulturor/ 42% më shumë vizitorë në sitet arkeologjike se një vit më parë

Numri i vizitorëve që zgjedhin turizmin kulturor në Vlorë është dyfishuar gjatë vitit 2025. Drejtori i DRKK Vlorë, Orges Feimi, ka konfirmuar se vetëm këtë vit janë regjistruar rreth 44 mijë vizitorë, ose 42% më shumë krahasuar me një vit më parë.

Sipas tij, rritja e interesit ka nisur që prej vitit 2023, duke shënuar shifra të rëndësishme si në vitin 2024, ashtu edhe në sezonin e këtij viti.

Kalaja e Porto Palermos mbetet më e vizituara, e ndjekur nga parku arkeologjik i Amantias dhe Kalaja e Kaninës, e cila ka pasur një rritje të ndjeshme deri në nisjen e punimeve për rikonstruksion.

“Ky vit dhe sezoni turistik shënoi një tjetër rritje të vizitorëve në monumentet e kulturës, duke treguar një interes të shtuar për turizmin kulturor. Në gjashtë site arkeologjike janë ndërmarrë ndërhyrje për mirëmbajtjen e tyre, ndërsa në fokus mbeten edhe investimet dhe restaurimet,” u shpreh Feimi.

Ai theksoi se në qendër të vëmendjes është parku arkeologjik i Amantias, ku puna vijon dhe shumë shpejt do të publikohet një zbulim i ri. Ndërkohë, janë në proces punimet për restaurimin e Kalasë së Kaninës, ku parashikohet ndërtimi i një amfiteatri brenda mureve të saj, si edhe përmirësimi i infrastrukturës për vizitorët.

Po ashtu, është miratuar projekti për rikonstruksionin e xhamisë së qytetit të Vlorës, ndërsa së shpejti do të nisin ndërhyrjet në Shpellën e Spilesë dhe në Kalanë e Borshit.

Sipas Feimit, përfundimi i këtyre ndërhyrjeve synon jo vetëm ruajtjen e trashëgimisë kulturore, por edhe përmirësimin e shërbimeve për vizitorët, gjë që pritet të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e mëtejshme të turizmit kulturor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dhunoi bashkëshorten, arrestohet 60-vjeçari

Një 60-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U largua nga banesa dhe s’u kthye më, nëna denoncon zhdukjen e të birit

Një 31-vjeçar rezulton i humbur, ndërsa familjarët e tij kanë kërkuar ndihmën e policisë për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i 4 shqiptarëve në Boegrad që postuan foto me Shqipërinë etnike, Berisha: Lirojini ose opozita do të mbajë protesta para ambasadës serbe

Kreu i PD Sali Berisha në një konferencë me gazetarët nga selia e PD, ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari i dehur kërcënon policët italianë pas sherrit në lokal, arrestohet!

Një 32-vjeçar shqiptar u arrestua për kërcënim dhe rezistencë ndaj një zyrtari publik, pasi policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

65-vjeçari bie nga shkëmbi në Dibër, ndërron jetë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Dibër, ku një 65-vjeçar ka humbur jetën pasi…

LEXO ME SHUME