Categories Lajme

Vlorë – Sarandë\ IKMT ka kontrolluar 3 subjekte që merren me shfrytëzimin e zhavorrit të lumit Shushicë

Vlorë – Sarandë ,Vijon kontrolli i subjekteve për veprimtarinë ligjore të tyre. Policia e Vlorës dhe IKMT ka kontrolluar 3 subjekte që merren me shfrytëzimin e zhavorrit të lumit Shushicë, njëri prej të cilëve në shkelje. Procedohen penalisht 1 shtetas në Vlorë dhe 2 të tjerë në Sarandë. Punonjësit e Komisariatit të Policisë Vlorë në bashkëpunim me inspektorët e IKMT-së ushtruan kontroll në 3 firma që merren me shfrytëzimin e zhavorrit të lumit Shushicë, prej të cilave njëra prej tyre është konstatuar duke punuar në shkelje. Policia ka nisur procedimin penal ndaj njërës prej firmave të shfrytëzimit të zhavorrit, me adminiatrator shtetasin P. Sh, pasi ka grumbulluar materiale inerte si dhe ka ndryshuar destinacionin e tyre duke shpërdoruar tokën. IKMT ka marrë masën admininistrative të dënimit me gjobë 2 milion lekë (të reja) ndaj subjektit, në lidhje me veprimtarinë e paligjshme të konstatuar. IKMT gjatë 10 ditëve të fundit, ndaj dy subjekteve që shfrytëzonin pa leje materialin inert në lumin Shushicë, kanë marrë për secilin vendimin për dënim me gjobë 2 milion lekë.

Gjithashtu është penalizuar një subjekt me vendim për gjobë 500.000 lekë dhe vendim për prishje objekti të ndërtimit pa leje në Rezervatin Natyror të Menaxhuar të Karaburunit, Vlorë. Policia e Sarandës ka nisur procedimin penal ndaj shtetasve N.O dhe I.Xh, pasi në lagjen Nr. 1 Sarandë dyshohet se kanë hedhur inerte në një sipërfaqe toke, duke ndotur kështu mjedisin. IKMT ka marrë masën e dënimit me gjobë 500.000 lekë dhe vendim për prishje në lidhje me veprimtarinë e paligjshme të konstatuar. Vijojnë veprimet e mëtejshme për veprën penale “Shpërdorimi i tokës”. Policia e Shtetit dhe IKMT apelon për këdo të denoncojë shkeljet në mjedis dhe çdo paligjshmëri tjetër, në numrin falas 112 ose Komisariatin Dixhital. #mbromjedisin

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME