Categories Lajme

Vlorë, sekuestrohen dhjetëra steka me cigare, arrestohet poseduesi i tyre. Kapen dhjetëra mijëra euro të padeklaruara në Kakavijë dhe Morinë, detaje

2 persona janë proceduar nga policia pasi janë kapur në kufi me mijëra euro të padeklaruara.

Në Kakavijë dhe Morinë janë sekuestruar në total 61.150 euro ndërsa janë proceduar edhe 2 transportuesit, të cilët nuk i kishin deklaruar në kufi .

Njoftimi: Kontrolle të shtuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Si rezultat i kontrolleve goditen 2 raste të veprës penale “Mosdeklarimi i të hollave në kufi” dhe 1 rast i veprës penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”.

Në Kakavije dhe Morinë sekuestrohen 61.150 euro, procedohen penalisht 2 shtetasit që nuk i deklaruan në kufi.

Në portin e Vlorës sekuestrohen dhjetëra steka me cigare pa pullë fiskale, arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre.

Në Morinë, shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me autoritetet doganore, si rezultat i kontrolleve me përzgjedhje, bazuar në analizën e riskut, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin E. S. Gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 21.350 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar.

Në Kakavije, shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me autoritetet doganore, si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut, në dalje të RSH-së, kanë kaluar për kontroll më të detajuar në vijën e dytë, shtetasin K. Q., 49 vjeç, banues në Berat dhe rezident në Greqi, i cili udhëtonte si pasagjer në një automjet. Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë Kufitare, në çantën e 49-vjeçarit janë gjetur dhe sekuestruar 39.800 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar.

Në përfundim të veprimeve hetimore të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Kukës dhe DVP Gjirokastër u proceduan penalisht shtetasit E. S. dhe K. Q., për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi”.

Në portin e Vlorës, shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Vlorë dhe me autoritetet doganore, arestuan në flagrancë për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me detyrim të plotë ose të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, shtetasin A. S., 55 vjeç, banues në fshatin Gerces, Republika e Maqedonisë së Veriut.

Ky shtetas është arrestuar në flagrancë pasi, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e markës “Mercedes Benz”, që drejtohej nga ky shtetas, në pjesën e brendshme të kabinës, janë gjetur të fshehura dhjetëra steka me cigare pa pullë fiskale, të cilat 55-vjeçari nuk i kishte deklaruar tek autoritetet doganore.

Policia Kufitare do të intensifikojë kontrollet, në bashkëpunim me autoritetet doganore, me qëllim goditjen e çdo paligjshmërie.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME