Categories Lajme

Vlorë, striptizmi dhe prostitucioni pas perdes që çoi në sekuestrimin e milionave të dy grave pronare

Pasuritë e dy grave pronare lokali në qytetin e Vlorës janë vënë nën sekuestro preventive, pasi dyshohet se janë krijuar nga shfrytëzimi i prostitucionit. Pasuritë janë të Xhevahire Biraçit dhe Kaltrina Mitros. Në lokal ushtrohej striptizëm, por dyshohet se shfrytëzohej për prostitucion nga  djali i njeres prej tyre, Olti Biraçi

Procedimi penal ndaj tyre ka nisur në vitin 2019, pas të dhënave të administruara në bashkëpunim me strukturat seksionit kundër krimit ekonomik dhe korrupsionit në Drejtorinë e Policisë së qarkut Vlorë, ndaj shtetaseve Xhevahire Biraçi dhe Kaltrina Mitros.

Midis pasurive të vendosura nën sekuestro preventive me urdhër të Prokurorisë dhe të pranuara nga Gjykata deri në një vendim përfundimtar, janë dy apartamente në lagjen “1 Maji” në Vlorë, si edhe disa llogari bankare, me rreth 28 milionë lekë plus 25 mijë euro.

Në funksion të këtij hetimi paraprak mbi këtë procedim penal, prej Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë në bazë të nenit 274 të Kodit të Procedurave Penale është vendosur caktimi i masës së sigurimit pasuror e sekuestros preventive për pasuritë e mëposhtme:

-Pasuria e paluajtshme: Apartament banimi me sipërfaqe 41.3 m2, në lagjen “1 Maji”, rruga “Trans ballkanike”, Vlorë me blerës shtetasen Xh. B; -Pasuria e paluajtshme: Apartament banimi me sipërfaqe 41.3 m2, në lagjen “1 Maji”, rruga “Trans ballkanike”, Vlorë me blerës shtetasen Xh. B;

-Pasuri e luajtshme, llogari bankare pranë “Raiffeisen Bank” me gjendje 2.365,306.44 lekë; llogari bankare me gjendje 17,847.80 euro, llogari bankare me gjendje 780.51 USD, në emër të shtetasit O. B;

-Pasuri e luajtshme, llogari bankare pranë “OTP Bank”, në monedhën Euro me balancë 11,999.06 euro, në monedhën Lek me balancë 640,041.32 lekë në emër të shtetasit O. B;

-Pasuri e luajtshme, llogari bankare pranë “UNION BANK”, në monedhën EURO, me balancë 9000 EURO , në emër të shtetases Xh. B;  -Pasuri e luajtshme, llogari bankare pranë “Bankës Kombëtare Tregtare” (BKT), me balance 861,386.17 lekë, në emër të shtetases Xh. B.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME