Categories Lajme

Vlorë, Ulet niveli i lumit Vjosa/ Moti i keq pengon lundrimin e anijeve

Niveli i lumit Vjosa është  6.10 metra mbi nivelin e detit këtë mëngjes, ndërkohë që një natë më parë arrti në kuotat 6.70.Pika kritike kur jepet alarmi është 7.30 metra mbi nivelin e detit. Prurjet e Vjosës, të hënën shkaktuan përmbytje në tregun e gjësë së gjallë poshtë urës së Mifolit, por pa problem për banorët e njësisë administrative Novoselë.

Ndërsa reshje dëbore ka patur në Llogora gjatë orëve të natës. Temperaturat e ulëta kanë sjellë ngrica në rrugë, por situata është mbajtur nën kontroll nga dy borëpastruese që kanë hedhur hedhur kripë në rrugë.

Kjo zonë turistike prej tre ditësh po vuan mungesën e energjisë elektrike, dhe bizneset kanë ngritur shqetësimin, por deri më tani nuk është bërë asgjë.

Ndërkohë që kushtet meteorologjike nuk favorizojnë lundrimin detar. Era fryn nga veriperëndimi, forca e detit në gjirin e Vlorës është 6-7 ballë, ndërkohë në det të hapur deri në 8 ballë, me shpejtësinë e erës që arrin në 15-20m/s dhe lartësia e dallgës 2.5 m.

Mjetet e vogla lundruese nuk lejohen të dalin në det, ndërkohë që trageti i linjës Vlorë-Brindisi ka mbërritur në orët e para të ditës.TCH

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME