Categories Lajme

Vlorë – Video\ Arrestohet 37-vjeçari, me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes

Vlorë/Si rezultat i kontrolleve të kryera bazuar në inteligjencën policore, sekuestrohen doza kokaine, armë gjahu dhe fishekë të kalibrave të ndryshëm.
Arrestohet në flagrancë 37-vjeçari që i posedonte në banesë, në fshatin Borsh.
37-vjeçari, me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes.
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë, në kuadër të veprimeve operacionale për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje, pas administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore se një shtetas posedonte lëndë narkotike dhe municion luftarak, ushtruan kontroll në banesën e tij.
Gjatë kontrollit, u gjetën doza lënde të dyshuar narkotike kokainë, fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe një armë gjahu pa leje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi G. K., 37 vjeç, banues në fshatin Borsh.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME