Categories Lajme

Vlorë -Video \ Finalizohet operacioni policor i koduar “Target 6”, arrestohen 3 persona

Vlorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Target 6”.

Zbardhen dhe dokumentohen 5 raste të vjedhjes dhe 1 rast i tentativës për vjedhje, në qytetin e Vlorës.

Identifikohen dhe ndalohen 3 autorët e dyshuar.

Sekuestrohen sende të vjedhura dhe mjete të përdorura për kryerjen e vjedhjeve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas një pune të mirorganizuar hetimore dhe bazuar në inteligjencën informative, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Target 6,” si rezultat i të cilit, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, u ndaluan shtetasit:

  1. D., 30 vjeç, G. Ç., 28 vjeç dhe F. P., 30 vjeç, të tre banues në Vlorë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, të maskuar me kapuçë dhe shalle, duke përdorur dorashka dhe sende të forta, kanë kryer vjedhje në qytetin e Vlorës, konkretisht:

-Më 10.01.2025, në lagjen “Partizani”, kanë thyer xhamin e një automjeti tip “Mercedes Benz” ku kanë vjedhur një palë syze me vlerë 400 euro dhe një parfum me vlerë 50 euro;

-Më 13.01.2025, në lagjen “Partizani”, kanë vjedhur disa steka me cigare në një dyqan;

-Më 18.01.2025, në lagjen “Hajro Çakërri”, kanë vjedhur 20 000 lekë dhe steka me paketa me cigare me vlerë 80 000 lekë në një dyqan;

-Më 19.01.2025, në lagjen “15 Tetori”, kanë vjedhur 16 000 lekë në një market;

-Më 21.01.2025, në lagjen “24 Maji”, kanë vjedhur 30 000 lekë dhe paketa me cigare në një dyqan;

-Më 21.01.2025, në lagjen “Lef Sallata”, kanë tentuar të vjedhin në një subjekt financiar jobankar.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan disa sende të vjedhura, mjetet dhe veshjet e përdorura nga autorët, për kryerjen e vjedhjeve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Revista ”Focus”: Shqipëria, nga perla e fshehur në magnetin e turizmit të së ardhmes

Në ITB të këtij viti në Berlin, Shqipëria ishte vendi zyrtar i ftuar dhe impresionoi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sekuestrohen mbi 99 mijë euro në Rinas

Policia e Shtetit njoftoi për kontrolle intensive në aeroportin e Rinasit, si pjesë e operacioneve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi e rëndë në një lokal nate në Maqedoninë e Veriut, dyshohet për 50 viktima dhe mbi 100 të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një lokal nate në Koçan të Maqedonisë së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Urdhri i Trump që mbyll Zërin e Amerikës, Biberaj: Dëm që asnjë armik nuk ia ka bërë SHBA

Ish-drejtori i Zërit të Amerikës në gjuhën shqipe Elez Biberaj ka reaguar pas vendimit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Zjarr i madh në Vlorë, përfshihet nga flakët pylli i fshatit Tragjas

Një zjarr i madh ka rënë mbrëmjen e sotme në pyllin e fshatit Tragjas të Vlorës.…

LEXO ME SHUME