Categories Lajme

Vlorë-Video\ Vajza i dërgonte ushqime të atit në spital, ai ndodhej prej 70 ditësh në morg

Emisioni BOOM ka denoncuar një skandal që zë fill nga Spitali i Vlorës. Anila Zeqiri shtron në spital babain në datën 27 dhjetor 2020 dhe kur kanë kaluar me shumë se dy muaj ajo ende nuk di se ku ndodhet babai saj.

Anila Zeqiri: Unë nuk e di se ku e kam babain. Kam marrë ambulancën për babin dhe e çova në spital, ku me morën emër mbiemër. Ai ka qëndruar nga data 27 deri në datën 10 më kanë thënë që është shtruar në spital dhe unë i çoja ushqime. Pastaj më thanë se nuk ndodhej aty, por ndodhej në Tiranë. Atje më thanë se nuk ishte aty dhe deri më sot kam ngelur kështu pezull. Nuk e di se sa më fshehën. Unë po çmendem se nuk e di nëse është gjallë apo ka ndërruar jetë.

Kur vajza shkon në spitalin e Vlorës për të pyetur se ku ndodhet babai, nuk i jepet informacion.

Mjekët: Ka ikur më 27 dhjetor, 2 herë në Tiranë. Ka ardhur dhe ka ikur sërish atje. Ka qenë në urgjencë dhe është nisur për në Tiranë më 27 dhjetor. Ti mos na kërko babain tënd ti, mos të të zë me dacka!

Familjari: Ju nuk merrni ndonjë kontakt me ata të Tiranës se çfarë ndodh?

Mjekja: Jo nuk kemi kontakte, sepse është spital Covid ai.

Sapo Ministria e Shëndetësisë kupton se ky rast do të behet mediatik kontakton menjëherë familjarët.

Mjeku: Më datë 27 dhjetor më datë 4 pa një çerek ka ardhur nga urgjenca e Vlorës. Më datë 6 janar ka ndërruar jetë dhe është dërguar në morg dhe aty është akoma dhe mbahet në kushte frigoriferike.

Familjari: Pse nuk është njoftuar spitali i Vlorës që ky ka vdekur? Nuk njoftohet në këto raste? Kjo është papërgjegjshmëri!

Pas ndjekjes që emisioni BOOM i bëri këtij rasti familjarët mundën të tërheqin trupin e të ndjerit nga morgu 70 ditë pasi kishte ndërruar jetë. Marrë nga OraNews

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME