Categories Lajme

Vlorë/ Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen penalisht 3 të tjerë

DVP Vlorë/ Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen penalisht 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Vlorë proceduan penalisht për veprat penale “Mashtrimi në kredi” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, shtetasin K. R., 39 vjeç, banues në lagjen “15 Tetori”, Vlorë, pasi ka bërë kallëzim shtetasi G. M., banues në Vlorë, se nëpërmjet mashtrimit dhe falsifikimit, shtetasi K. R. ka marrë një kredi në emër të tij. Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, shtetasin G. K., 33 vjeç, banues në lagjen nr.2, Ksamil, Sarandë, pasi u konstatua duke ndëtuar një objekt, pa lejen e organeve kompetente.

Nga specialistët e Hetimit të Krimit në Stacionin e Policisë Selenicë u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit Sami Sulaj, 60 vjeç, banues në fshatin Brataj, Selenicë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin e datës 10.03.2021, e ka dënuar me 2 vjet burg për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë proceduan penalisht për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, shtetasit A. A., 30 vjeç dhe A. Ç., 28 vjeç, banues në Vlorë, pasi në lagjen “Pavarësia 3”, në lokalin që administronin, janë gjetur dhe sekuestruar tre tavolina pokeri. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME