Categories Lajme

Vlorë/ Vihen në pranga 2 shtetas, si dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër

DVP Vlorë/ Vihen në pranga 2 shtetas, si dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin S. H., 35 vjeç, banues në lagjen “Isa Boletini”, Vlorë, për veprën penale “Vjedhja”, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë duke vjedhur disa vegla pune në banesën e shtetasit P. H., 64 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, Vlorë.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas është autor i disa vjedhjeve të tjera, konkretisht: • Më datë 01.04.2022, dyshohet se ka vjedhur disa sende në banesën e shtetasit N. H. • Më datë 21.04.2022, dyshohet se ka vjedhur 2 televizorë dhe një korrëse bari, në banesën e shtetasit Z. H. • Më datë 18.05.2022, dyshohet se ka vjedhur një shumë parash, 3 aparate celularë dhe një objekt dekorativ, në banesën e shtetasit B. M.

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Vlorë bënë ndalimin e shtetasit në kërkim Sofo Skëndaj, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Apelit Vlorë me vendimin e datës 18.11.2022, e ka dënuar me 3 vjet burgim, për veprën penale “Ngacmimi seksual”.

Këtij shtetasi i kanë mbetur për të kryer edhe 1 vit e 6 muaj burgim, nga dënimi. Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë për shtetasin Ë. D., 26 vjeç, banues në Sarandë, për veprën penale “Kanosja”, pasi ka bërë kallëzim shtetasi D. Ç., 46 vjeç, se për motive të dobëta, 26-vjeçari e ka kanosur atë me thikë.

Në Komisariatin e Policisë Vlorë ka bërë kallëzim shtetasja A. Z., 42 vjeçe, banuese në lagjen “1 Maji”, Vlorë, se është larguar nga banesa, vajza e saj, 15 vjeçe dhe nuk është kthyer më. Po punohet për gjetjen e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë! Mbyten dy vajza të mitura në plazhin e Tales

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të premteje, 19 qershor, ky dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E vërteta mbi Kakomenë: Faktet për një investim që priti 22 vjet

Për vite me radhë, çështja e Kakomesë është shoqëruar nga pretendime që kanë krijuar perceptimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME