Categories Lajme

Vlorë/Vihen në pranga 7 shtetas, detaje

DVP Vlorë/Vihen në pranga 7 shtetas, procedohet penalisht 1 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 shtetas tjetër, për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim A. C.(K)., 26 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku”, Vlorë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vjedhja”.

Po nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Vjedhja”, shtetasit M. L., 34 vjeç, E. B., 29 vjeç dhe M. J., 34 vjeç, banues në Vlorë, pasi u kapën në flagrancë duke vjedhur dritaret dhe dyert e një objekti të braktisur, në lagjen “Hajro Çakërri”.

Gjithashtu, nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në datën 11.01.2022, kanë vjedhur kabllot elektrike tek ish-zyrat e Arkivit Shtetëror. Po nga këto shërbime u ndalua shtetasi E. Ç., 26 vjeç, banues në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë, si dhe u shpall në kërkim shtetasi R. B., 36 vjeç, banues në lagjen “29 Nëntori”, Vlorë, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim, pasi në lagjen “28 Nëntori”, në një dyqan, kanë vjedhur çantën e shtetasit G. A., 33 vjeç, banues në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë. Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin B. Gj., 50 vjeç, banues në lagjen nr.1, Sarandë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij.

Po nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë u procedua penalisht për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, shtetasi F. B., 39 vjeç, banues në lagjen nr.3, Sarandë, pasi u konstatua duke kryer punime, pa lejen e organeve kompetente. Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Delvinë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, shtetasin Xh. D., 21 vjeç, banues ne Delvinë, pasi ka goditur me sende të forta (shufër hekuri) në kokë, shtetasin S. A., 20 vjeç, banues në Delvinë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME