Categories Lajme

Vlorë/ Vijojnë kontrollet policore, goditet një tjetër rast dhe arrestohet 38 vjeçari (emri)

Fshihte lëndët narkotike në magazinën e lokalit, dhe i ndante në doza për shitje, vihet në pranga 38-vjeçari. Ky është aksioni më i fundit policor në Vlorë.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë, në kuadër të veprimeve operacionale për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, pas administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetas posedonte lëndë narkotike me qëllim shitjen, organizoi dhe kreu kontrolle në një ambient që shërbente si magazinë, pranë lokalit në administrim të tij, si dhe në banesën e tij.

Si rezultat, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi Elton Llanaj., 38 vjeç, banues në Vlorë. Gjatë kontrolleve në magazinën dhe banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kanabis dhe kokaine, të cilat ky shtetas dyshohet se i ndante më pas në doza me qëllim shitjen e tyre.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Mund ta bëni Shqipërinë të Madhe sërish!”, strategu amerikan LaCivita flet në takimin e PD-së me diasporën në Brescia: Çohuni dhe votoni për Berishën!

Drejtuesi i fushatës elektorale të Partisë Demokratike, strategu amerikan Chris LaCivita, gjatë një takimi me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi javor, për datat 14 deri 20 Prill 2025; Parashikimi i yjeve për secilën shenjë

DASHI Kjo javë fillon me vrull: ju jeni të etur për të lëvizur, vendosur dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rama jep lajmin nga Milano: Qeveria italiane para 3 ditësh firmosi dokumentin e fundit për njohjen e pensioneve

Kryeministri Edi Rama deklaroi në takimin me emigrantët shqiptarë në Milano se qeveria italiane ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zemërim në rrjetet sociale pas dhunës në BBV: Ekranet të mos u japin hapësirë personave agresivë

Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmë në shtëpinë e Big Brother VIP. Përpara daljes së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Muriqan, arrestohet 41-vjeçari në kërkim për vjedhje

Një 41-vjeçar është arrestuar sot nga Policia Kufitare në PKK Muriqan, pasi ishte i shpallur…

LEXO ME SHUME