Categories Lajme

Vlorë,Katër të arrestuar , mes tyre dhe 49 vjeçari që dogji 2 makina

Vihen në pranga 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë ekzekutuar urdhrin e ndalimit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për shtetasin K. M., 49 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas është autori i djegies së dy automjeteve në qytetin e Vlorës, në datën 14.04.2018. Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare kanë arrestuar në flagrancë shtetasit E. S., 51 vjeç, banues në Vlorë dhe E. SH., 33 vjeç, banues në Fier.

Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në një pikë karburanti në Vlorë, duke shkarkuar një sasi të konsiderueshme nafte, pa dokumentacionin përkatës të origjinës së mallit. Këtë sasi karburanti dyshohet se shtetasi E. SH. e ka siguruar duke shpërdoruar detyrën gjatë kohës që ka qenë i punësuar pranë kantierit të naftës në fshatin Sherishtë.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin A. G., 22 vjeç, banues në Vlorë, pasi është konstatuar nga shërbimet, duke drejtuar automjetin në gjendje të de hur. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME