Categories Lajme

Vlorë, Misteri i ekzekutimit të ushtarakut pas zhdukjes, policia nuk e kontrolloi asnjëherë banesën e tij

Vr asja e kryer më tepër se nëntë ditë më parë por e zbuluar ditën e djeshme e ushtarakut Altin Alikaj, 46 vjeç mbetet ende mister dhe pa autor.

Burimet e policisë Vlorë konfirmojnë se më tepër se 15 persona janë marr në pyetje për këtë ngjarje, mes tyre familjar, miq, banorë të lagjes, por në dëshminë e tyre s’kanë nxjerrë asgjë në dritë.

Dëshmitë në komisariatin e Vlorës të këtyre personave konfirmojnë faktin se ish- nënoficeri në repartin ushtarak prej vitit 2004 ishte përdorues droge dhe shpesh herë si një i tillë kërkonte dhe borxhe. Familjarët shprehen se nuk kanë dijeni për asnjë konflikt  që mund të ketë 46 vjeçari.

Ngjarja mendohet të ketë ndodhur natën dhe përsa i përket dinamikës së saj tregohet se mund të kenë qenë dy ose më shumë persona. Fillimisht janë afruar pranë banesës së tij ku kanë helmuar qenin e komshiut me ushqim të helmuar dhe më pas kanë prerë edhe automatin e dritave.

Janë futur duke kaluar murin e banesës dhe duke përdorur forcë për hapjen e dyerve. Ekspertiza nxjerr në pah se 46-vjeçari është qëlluar nga një distancë e afërt me armë zjarri të llojit pistoletë në shpatull nga krahu zemrës dhe ka të çara në pjesën e kafkës të cilat mund të jenë shkaktuar nga sëpata e cila është gjendur në banesë me njolla gjaku.

Dyshohet se përpara se ta vrisnin mund edhe ta kenë lidhur. Alikaj u shpall i zhdukur në datën 11 shkurt teksa hije dyshimi shfaqen edhe në faktin se në 8 ditë që ka marr denoncimin për humbjen e tij, policia e Vlorës nuk ka kontrolluar asnjëherë banesën e viktimës.

Denoncimin e ka bërë kushëriri i tij në datën 11 shkurt teksa vrasja mund të ketë ndodhur pak ditë përpara kësaj date. Kohë më përpara vrasjes 46-vjeçari kishte qenë në Kosovë teksa i kishin marrë edhe pasaportën, më pas ky i fundit kishte hyrë ilegalisht në Shqipëri.

Pistat e hetimit sigurish që kryesorja mbetet prishja e pazareve të drogës si dhe borxhet që ky i fundit mund të ketë pasur te tjerë personave por nuk përjashtohet as fakti që 46 vjeçari të jetë vrarë edhe për ndonjë informacion që dinte, ku në këtë pistë më tepër dyshimet i shtoj fakti që në banesën e tij nuk është gjendur celulari që përdorte.

Në zonë nuk ka kamera sigurie pasi po flasim për një lagje periferike të Vlorës dhe në atë orar e gjithë zona është në terr te plotë. Fqinjët shprehen se nuk kanë dëgjuar asnjë zhurmë që mund ti bënte ata të dyshonin se në banesën e Altin Alikajt të ndodhte krimi. Policia ndërkohë vijon hetimet ku janë sekuestruar kamera të sigurisë në distancë të largët me banesë për të zbuluar lëvizjet e mundshme të 46-vjeçarit pak ditë përpara ngjarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kakome/ Hapet hyrja drejt plazhit, protestuesit rrëzojnë rrethimin dhe godinat e rojeve

Muret rrethuese, godinat e rojeve dhe telat rrethues në Gjirin e Kakomesë u hoqën nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në Sarandë, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë ndëshkuar një drejtues mjeti lundrues

Hyri me motor uji në zonën e pushuesve, gjobitet me 530 mijë lekë dhe i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME