Situata në tregje ka qënë më problematike në qytetin e Vlorës. Një prej tre tregjeve të qytetit është mbyllur në mungesë të kushteve higjeno-sanitare. Ndërsa një tjetër është zhvendosur në një hapësirë tjetër provizorisht për shkak të hapësirës së paktë cila pengonte respektimin e distancave. Por edhe në kushte të tregjeve provizorë bashkia e qytetit ka bërë izolimin e tregut dhe hyrjen dalje me tunele disifektues. Oltion Bejaj, drejtori tatim-taksave vendorë ( përgj për tregjet) tha se kjo vendimmarrje ka për qëllim krijimin e një klime optimale sigurie si dhe për tu kujdesur për shëndetin e qytetarëve. Konsumatorët thonë se ata përpiqem edhe vetë të ruajnë3 shëndetin e tyre, por vëmemdja e institucioneve është e nevojshme. Tunelet disifektues janë funksional në të dy tregjet e hapur aktualisht.

