Categories Lajme

VOA: Mbi 150 të vdekur nga përmbytjet në Evropën Perëndimore

Nga  VOA- Numri i të vdekurve nga përmbytjet katastrofike në Evropën Perëndimore u rrit në mbi 150 të shtunën ndërsa ekipet e shpëtimit përpiqeshin të spastronin shkatërrimin përmasat e të cilit u bënë të dukshme nga tërheqja e ujit, si edhe për të parandaluar dëmtimet të mëtejshme.

Policia tha se se më shumë se 90 njerëz dihet tashmë se kanë vdekur në rajonin Ahrweiler të Gjermanisë perëndimore, një nga zonat më të goditura dhe numri i viktimave mund të shtohet.

43 persona të tjerë u konfirmuan të vdekur në shtetin fqinjë Rhine-Westphalia, më i populluari në Gjermani. Qendra kombëtare e krizave në Belgjikë tha se numri i konfirmuar i vdekjeve në atë vend ka arritur në 24 dhe se pret që ky numër të rritet.

Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier planifikonte të shkonte të shtunën në Erftstadt, në jugperëndim të Këlnit, ku ndërmor një përpjekje dramatike shpëtimi të premten ndërsa njerëzit ishin bllokuar nga rrëshqitja e dheut. Të paktën tre shtëpi dhe një pjesë e një pallati në qarkun Blessem të qytetit u shembën.

Ushtria gjermane përdori automjete të blinduara të shtunën për të zhvendosur makinat dhe kamionët e përmbytur nga ujrat.

Shumë zona ishin ende pa energji elektrike dhe shërbim telefonik.

Rreth 700 persona u evakuuan nga një pjesë e qytetit gjerman Wassenberg, në kufirin me Hollandën, pas prishjes së një prite në lumin Rur.

Linjat e trenave dhe rrugët mbetën të bllokuara në shumë zona të Belgjikës lindore. Shërbimi hekurudhor kombëtar tha funksionimi normal do të fillonte të hënën.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe Kryeministri belg Alexander De Croo po vizitonin qytete të dëmtuara nga përmbytja të shtunën, sipas televizionit shtetëror belg RTBF.

Përveç Gjermanisë dhe Belgjikës që janë vendet e goditura më rëndë, edhe pjesë jugore të Hollandës janë prekur nga përmbytje të mëdha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjendet i pajetë brenda banesës së tij 70 vjeçari

70 vjeçari është gjetur i pajetë në banesën e tij në Tiranë, në zonën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zgjodhi një jetë të re larg trafikut të drogës, banda tenton të vrasë 25-vjeçarin shqiptar në Itali!

Ishte një tentativë vrasjeje me armë zjarri që tronditi Miranon në mbrëmjen e 1 korrikut.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria goditet nga dy tërmete në orët e para të mëngjesit, ja ku ishte epiqendra

Dy tërmete me magnitudë 3.9 dhe 2.0 të shkallës Rihter u regjistruan ditën e sotme…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Golem\ Zaptuan hapësirat publike 3 në hetim! Sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë

Policia e Kavajës ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare në kuadër të operacionit “Plazhi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për…

LEXO ME SHUME