Categories Lajme

VOA për Kajmakun: E tradhtuan shenjat e gishtave

Në Shqipëri, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi sot shkarkimin nga detyra të kryebashiakut të Vorës Agim Kajmaku, pasi nuk kishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit faktin që ishte arrestuar në Greqi dhe se ndaj tij kishte patur një procedim penal në shtetin fqinj. Vendimi, i cili u mor në unanimitet nga të 5 anëtarët e KQZ-së, hyn fuqi menjëherë me botimin e tij në Fletoren Zyrtare, ndërsa vetë zoti Kajmaku ka mundësinë dhe të një ankimimi.

Rasti i kryebashkiakut socialist u bë publik nga opozita. Ishte ajo që e akuzoi atë se kishte qenë i ndaluar në Greqi, në Janar të vitit 2003 nën emrin Jorgo Toto, dhe më pas solli dhe një sërë dokumentash në mbështetje të denoncimit të saj.

Kryebashkiaku socialist i Vorës, në mënyrë të përsëritur mohoi akuzat e Partisë Demokratike, dhe kur kjo e fundit tregoi pasaportën që ai kishte mbajtur me emrin Jorgo Toto, duke këmbëngulur se nuk është arrestuar ndonjëherë në Greqi e duke folur për një “sulm politik” të Partisë Demokratike ndaj tij. “Siguroj me bindje, në radhë të parë qytetarët e Vorës se i qëndroj pikë për pikë asaj që kam deklaruar edhe më herët lidhur për këtë sulm. Unë nuk jam marrë kurrë me trafiqe dhe krime”, shkruajti zoti Kajmaku në një nga postimet e tij në Facebook, në përgjigje të disa daljeve publike radhazi që Partia Demokratike bëri gjatë muajit gusht lidhur me rastin e tij.

Por ai u tradhëtua nga shenjat e gishtave. Pak ditë më parë Prokuroria e Përgjithshme njoftoi se “Zyra Qendrore e Kombëtare e INTERPOL Tiranës, me shkresën Nr. 10709/6, datë 24/09/2019; ka sqaruar se nga informacioni i marrë nga zyra homologe INTERPOL Athinë rezulton se nga krahasimi i gjurmëve të gishtërinjve të shtetasit Agim Kajmaku, me gjurmët e gishtërinjve që ndodhen në databazen e të dhënave kriminale në Greqi ka përputhshmëri të plotë me ato të shtetasit Jorgo Toto”. Po sipas Prokurorisë, ishte provuar gjithashtu dhe nga verifikimet e vetë autoriteteve shqiptare se Agim Kajmaku dhe Jorgo Toto janë i njejti person.

Ndonëse kishte mohuar përfshirjen e tij në rastin e arrestimit në Janinë, zoti Kajmaku, dorëzoi më pas në Prokurori, një vendim të Shtatorit të kaluar, të Gjykatës së Janinës në Greqi, e cila kishte shpallur të pafajshëm Jorgo Toton (alias Agim Kajmaku) për akuzën e falsifikimit të parave. Por dhe kjo lëvizje e fundit, nuk mundi ta shpëtonte atë. Kryebashiaku i Vorës, u penalizua nga fakti se nuk kishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit faktin që kishte qenë i arrestuar dhe se ndaj tij kishte patur një procedim penal në Greqi.

I pyetur nga gazetarët për vendimin e marrë sot ndaj kryebashkiakut të zgjedhur prej tij, Kryetari socialist dhe kryeministri Edi Rama, u mjatua të thotë se “institucionet janë institucione”. Ky është rasti i dytë i një kryebashkiaku socialist që vërtetohet se ka fshehur të kaluarën, pas atij të Shkodrës Valdrin Pjetri, i cili dha dorëheqjen pa mundur as të hyjë në Bashkinë e Shkodrës, ndërkohë që nën akuzë është dhe kryebashkiaku tjetër socialist i Vaut të Dejës, Mark Babani./VOA

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec, ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti , rreth 60 vjeç

Një ngjarje e rëndë është regjistruar e sot në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ tre të arrestuar (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar në Shkodër për armë pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen negociatat mes shefit të policisë së Roskovecit dhe Refit Buzit gjatë lirimit të 24-vjeçares

Janë zbardhur momentet e negociatave mes Policisë dhe 35-vjeçarit Refit Buzi, i cili mbajti peng…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Shtunë 25 Korrik 2026

Dashi Dite e mire kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do…

LEXO ME SHUME