Categories Lajme

VOA: SHBA, identifikohen 7 variante të reja të koronavirusit

Nga VOA- Shkencëtarët kanë identifikuar shtatë variante të reja të koronavirusit që janë shfaqur në Shtetet e Bashkuara, sipas një studimi ende në pritje për t’u miratuar.

Të shtatë variantet përmbajnë një mutacion të ngjashëm dhe kanë qenë shfaqur që në korrik të vitit 2020. Shkencëtarët thonë se nuk është për t’u habitur që ata po identifikojnë me kaq vonesë variantet e reja në SHBA, por shtojnë se është shumë herët për të ditur se çfarë efekti të ndryshëm do të kenë ato tek amerikanët.

Variantet e reja të virusit i shtohen një liste në rritje variantesh që gjenden tashmë në Shtetet e Bashkuara, duke përfshirë ato të zbuluara së pari në Mbretërinë e Bashkuar, Brazil dhe Afrikën e Jugut.

Shkencëtarët gjithashtu kanë identifikuar variante që janë shfaqur për herë të parë në territorin amerikan, siç janë ato me origjinë në Zonën e Gjirit të San Franciskos, Kaliforninë Jugore dhe shtete qendrore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME