Categories Lajme

Voda: Shqipëria jo më problem për emigrimin e njerëzve drejt Anglis

Komuniteti shqiptar në Britaninë e Madhe, “ALB UK” ka realizuar një reportazh, ku hedh poshtë stereotipin e krijuar për shqiptarët si trafikantë, stereotip i paraqitur edhe nga një dokumentar i televizionit “Sky News” lidhur me trafikimin e qenieve njerëzore nga Shqipëria drejt Britanisë së Madhe.

Qëllimin që i ka vënë vetes për hedhjen poshtë të këtyre stereotipeve ”ALB UK” e ka realizuar edhe me anë të intervistave me personalitete të njohura si ambasadori shqiptar në Britaninë e Madhe, Qirjako Qirko, themeluesja e organizatës “Nëna të Suksesshme”, Merita Isufi, avokati që merret me imigrantët i zyrës së avokatisë “Oliver & Hasani Solicitors”, Naim Hasani dhe britanikja Justine Currell e shoqatës “Unseen Charity” që merret me imigrantët në Britaninë e Madhe.

Reportazhi mbyllet me një intervistë të gjatë me zëvendësministren e Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Rovena Voda, e cila prezanton gjithë luftën dhe planin e qeverisë kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve të jashtëligjshme.

“Shqipëria e ditëve moderne nuk ka asnjë prej elementeve që do ta bënin atë të cilësohej si një vend ku lulëzon trafikimi apo shfrytëzimi i qenieve njerëzore ndërkohë që në kryeqytetin, Tiranë, nuk shihen aspak veçoritë e prostitucionit, që janë të dukshme edhe në kryeqytetet e vendeve më të zhvilluara si Londra”, thuhet në këtë reportazh të “ALB UK”.

Përveç stereotipit të trafikimit të qenieve njerëzore, një tjetër stereotip që ekziston për Shqipërinë është si sipas të cilit burrat kanë çdo të drejtë mbi gratë.

Në fakt, ky stereotip rrëzohet lehtësisht nga reportazhi i “ALB UK” nëpërmjet intervistave të bëra me gra të suksesshme në vendin tonë si Merita Isufi apo Mira Llagami, që është drejtoreshë marketingu dhe e çështjeve me publikun në një kompani të madhe në Shqipëri.

“Deri në vitin 2003 trafikimi i qenieve njerëzore ka qenë realisht një problem madhor, por më pas ka pasur një dëshirë të fuqishme politike për ta ndaluar këtë fenomen. Që nga viti 2007 është krijuar Zyra e Koordinimit Kombëtar për të Luftuar Trafikimin e Qenieve Njerëzore. Shqipëria përmendet për herë të parë në vitin 2012 nga lista e Departamentit amerikan të Shtetit si vend ku trafikimi i qenieve njerëzore është një problem madhor”, thotë zëvendësministrja e Brendshme, Rovena Voda e pyetur për “ALB UK” nga Ian Pelham Turner.

“Duke filluar nga viti 2017, është hartuar një plan i ri strategjik kombëtar për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore për periudhën 2018-2020. Ne kemi marrë praktikat dhe kuadrin më të mirë ligjor nga vendet europiane duke pasur parasysh shtylla të rëndësishme si parandalimin, masat ndëshkuese apo edhe riintegrimin e viktimave”, thekson zëvendësministrja.

”Një tjetër përpjekje e qeverisë është edhe përshtatja në kurrikulat shkollore për gjimnazet e njohurive mbi trafikun e qenieve njerëzore dhe rreziqeve që rrjedhin prej tyre”, thekson ajo.

“Nga modeli britanik, Shqipëria ka marrë Mekanizmin Kombëtar të Referimit, që u ngrit në vitin 2010 dhe pjesë e tij janë përfaqësuesit e lartë të të gjitha institucioneve të rëndësishme të qeverisë së Shqipërisë ku diskutohen dokumentet strategjike, vendimet politike që kanë të bëjnë me problemet e kësaj natyre”, deklaron Voda.

Zëvendësministrja shton gjithashtu se përveç këtij mekanizmi është krijuar edhe një autoritet special i përbërë nga ekspertë të fushës ku diskutohet për masa konkrete bazuar në raste konkrete.

“Në kuadër të luftës kundër trafikimit të qenieve njerëzore shumë shpejt do të krijohet edhe një strukturë krejtësisht e re që quhet Bord Këshillimor dhe që do të përbëhet nga ish-viktima të trafikimit, por që janë riintegruar krejtësisht. Ky bord do të shërbejë si një organizëm këshillimor për Mekanizmin Kombëtar të Referimit dhe vetë zëvendësministren e Brendshme për të gjetur zgjidhje sa më të mira ndaj këtij fenomeni”, tregon Rovena Voda duke paraqitur disa prej strategjive konkrete që ka ndërmarrë qeveria në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore.

”Problemi i trafikimit të qenieve njerëzore është një problem global dhe për pasojë raste të tilla ka edhe në Shqipëri”, thotë zëvendësministrja, por shpeshherë ndodh që emigrantët ilegalë të trajtohen si viktima të mundshme të trafikimit të qenieve njerëzore.

Vitin e kaluar është krijuar nga Ministria e Brendshme një taskforcë speciale që quhet “Taskforca Forca e Ligjit” që i kushtohet luftës kundër krimit të organizuar.

”Ajo është një strukturë speciale e Policisë së Shtetit dhe nga analizat e para ka dalë se nga totali i trafiqeve që zhvillohen në Shqipëri nga grupet kriminale vetëm 13% kanë lidhje me trafikimin e qenieve njerëzore”, thekson Voda./ /G.S/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Jeta ime në rrezik”- Pranohet kërkesa e Durim Bamit, do të transferohet nga “313” në burgun e Fushë-Krujës

Është pranuar kërkesa e Durim Bamit për t’u transferuar nga IEVP “313” në burgun e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

59-vjeçari u dyshua se humbi jetën për shkaqe natyrale, zbardhet dinamika e ngjarjes së 13 prillit në Durrës. Arrestohet 42-vjeçari…

Policia e Durrësit ka zbardhur rrethanat e vdekjes së një 59-vjeçari, ngjarje e cila fillimisht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 62-vjeçari! Ja çfarë iu sekuestruan dhe akuzat ndaj tij nga policia e Lezhës

Një 62-vjeçar është arrestuar ditën e sotme (18 prill) nga policia e Lezhës, pasi akuzohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ja arsenali i sekuestruar në Burgun e Peqinit, Nga çakmaku i shkrirë për thikë dhe kaçavidat e improvizuara, te gërshërët etj….

Thika dhe kaçavida të improvizuara, gërshërë, pirun, pajisje elektronike dhe deri në çakmakë dhe kabuj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i befasishëm në burgun e Peqinit, nisin kontrollet në qeli

Forcat Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve kanë ndërmarrë një operacion të gjerë dhe…

LEXO ME SHUME