Categories Lajme, Teknologji

Vodafone Albania sjell eksperiencën e parë 5G në Shqipëri

Vodafone Albania ka shënuar një moment historik për tregun e komunikimeve elektronike, duke qenë operatori i parë që sjell eksperiencën 5G në Shqipëri.

Në një shfaqje shumë të veçantë, Vodafone Albania demonstroi live  sesi do të jetë të ngasësh një makinë në të ardhmen. Pjesëmarrësit e shumtë në këtë aktivitet, nga fusha e politikës, biznesit e medias, ishin të parët që dëshmuan dhe përjetuan drejtimin dhe komunikimin e një makine elektrike dhe shoferit, në distancë, nëpërmjet rrjetit 5G ofruar nga Vodafone Albania. I pranishëm në këtë event, kryeministri Edi Rama ishte i pari që provoi këtë eksperiencë, në fund të së cilës u shpreh se ishte fantastike. Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania, Achilleas Kanaris, shprehu rëndësinë e jashtëzakonshme të këtij eventi:

“Po nisim sot këtë rrugëtim të ri këtu nga Tirana. Lajmi i mirë është se Vodafone, si investitori më i madh dhe i qëndrueshëm në vend, është gjithashtu shumë i angazhuar edhe në këtë rrugëtim. Ajo që po dëshmojmë këtu sot është një projekt pilot, i provuar në shumë pak vende të tjera, duke  e vendosur Shqipërinë në pararojë të këtij rrugëtimi. Jemi të angazhuar jo vetëm të implementojmë 5G-në në Shqipëri, por edhe të ndryshojmë rrënjësisht shërbimet e infrastrukturës fikse, kjo duke filluar me arritjen e marrëveshjes për blerjen e ABCom. Ne shpresojmë që ky event të jetë vetëm pika fillestare e këtij udhëtimi. 5G është një sfidë me të cilën Vodafone është i gatshëm të përballet, duke e vendosur Shqipërinë në pararojë të këtij evolucioni.”

Teknologjia 5G mundëson shpejtësi të lartë interneti dhe reagim deri në 10 herë më shpejt, krahasuar me 4G, që do të thotë se përdorimi i teknologjisë 5G do të  hapë siparin e përdorimit të një larmie teknologjish, duke përfshirë, robotikën e kontrolluar në distancë, makinat autonome, zhvillimin e bujqësisë, operacionet kirurgjikale në distancë etj. Revolucioni i 4-të industrial drejtohet nga sektori i telekomunikacionit dhe Vodafone është angazhuar në implementimin e tij edhe në Shqipëri, njësoj si në vendet e tjera të zhvilluara.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Rriten çmimet e karburanteve në Vlorë, arrijnë në 209 lekë për litër

Çmimet e naftës dhe benzinës në qytetin e Vlorës janë rritur mëngjesin e kësaj të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale

Nëse ju vjen një telefonatë  dhe  dikush që prezantohet si punonjës banke iu kërkon  të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Detaje të reja janë zbardhur nga incidenti i sotëm në fshatin Shelegar në Sarandë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, AFP: Shumë vajzave të huaja i premtohet vendi i punës, por përfundojnë në burg

“Një numër në rritje grash po tërhiqen nga rrjete kriminale ndërkombëtare në Shqipëri nga vende…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Atentat 39-vjeçarit turk, sherri i nisur në Turqi përfundoi me plumba në Tiranë

Një sherr që ka nisur që në Turqi dyshohet të jetë shkaku i atentatit të…

LEXO ME SHUME