Categories Lajme

Studentja denoncon tentativën për përdhunim në Elbasan: Mbrapa pemëve, më kapi për fyti e më rrëzoi përtokë…

Dy ditë më parë, një 36-vjeçar u vu në pranga pasi tentoi të përdhunojë një 22-vjeçare, sot e reja rrëfen për Report Tv të gjithë ngjarjen. Rovena Zekaj, 22-vjeç, prej vitesh ka jetuar në Itali është rikthyer në Shqipëri, konkretisht në Elbasan nëpërmjet programin të shkëmbimit të studentëve “Erasmus”.

Ajo rrëfen se një natë kur po kthehej në shtëpi, tre persona në makinë “Golf” të bardhë e kanë ngacmuar fillimisht me fjalë të pista dhe e kanë kërcënuar. Nga frika, ajo tregon se ka memorizuar targën dhe e ka denoncuar në polici, por nuk pati asnjë reagim nga uniformat blu.

Djemtë u rikthyen sërish më vonë, me një tjetër makinëdhe njëri prej tyre e ka ndalur dhe ka tentuar që ta përdhunojë. Sipas dëshmisë së Ronevës për Report Tv, ajo ka shpëtuar sepse në ato momente, për shkak të bërtiturave të saj, u ndez një dritë.

“Unë dola nga shpija dhe shkova te dyqani i cigareve. Erdhi një “golf” i bardhë dhe filloi të më kërcënojë me fjalë të pista, mora targën e makinës dhe thirra policinë, por më pas ato ndërruan makinë. Kaluan disa orë dhe polica i ndali, por nuk veproi. Kam lindur në Shkodër, por ka m jetuar në Itali. Faji nuk është i Shqipërisë, por i edukimit, se kjo gjë mund të më kishte ndodhur gjithkush.

Por është faji i personave që nuk përdorin kokën.  Kur po kthehesha në shpi, se e pashë që makina u largua. Dhe një nga djemtë kishte ikur nga makina, dhe unë për të mos u treguar se ku ishte shtëpi, ndërrova rrugë. Sa kalova rrugën, mbrapa pemëve më kapi nga fyti dhe më rrëzoi përtokë, më hypi sipër dhe filloi të më prekte. Fakti që kisha një ‘body’ nuk mund të ma tërheqte. Ma shkyu, kur më zbërtheu pantallonat u ndez një dritë, se po bërtisja fort dhe ai iku”, tregon e reja për Report Tv.

Për këtë çështje, 22-vjeçarja tregon se ka njoftuar edhe Ambasadën Italiane dhe sipas saj, vetëm pas kësaj ka reaguar edhe policia shqiptare duke e arrestuar 36-vjeçarin me inicialet O.C. “Kam njoftuar ambasadën italiane dhe kjo ka ndihmuar në veprimin e policisë shqiptare”, u shpreh ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar!

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar! Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME