Categories Lajme

Vodhën 2400 euro biçikleta, bizhuteri dhe ushqime, arrestohet 16-vjeçari në Vlorë, në kërkim shoku 18-vjeçar

8 vjedhje të kryera në dyqane dhe banesa në qytetin e Vlorës janë zbardhur nga blutë e qytetit, dhe për këtë është arrestuar autori i dyshuar, një i mitur 16-vjeçar me iniciale K. B., dhe është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij 18-vjeçar, Sulejmën Velaj.

16-vjçari kishte thyer masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’, e cila i ishte dhënë për të njëjtën vepër penale “Vjedhja”.

Eelekrto-shtëpiake, biçikletat dhe para janë sendet e vjedhura nga 2 të rinjtë në bashkëpunim me njëri-tjetrin në disa banesa, dyqane dhe kiosoka të qytetit. Nga veprimet hetimore dyshohet se ata janë autorë, konkretisht:

  • 1.Më datë 08.12.2022, në lagjen “1 Maji”, dyshohet se kanë vjedhur në banesën e shtetasit L. A., 2 biçikleta, me vlerë 2.400 euro;
  • 2.Më datë 20.01.2023, në lagjen “24 Maji”, dyshohet se kanë vjedhur në banesën e shtetasit M. Sh., pajisje elektroshtëpiake;
  • 3. Më datë 20.01.2023, në lagjen “Bashkimi”, dyshohet se kanë vjedhur në banesën e shtetasit R. H., pajisje elektroshtëpiake;
  • 4. Më datë 06.01.2023, në lagjen “24 Maji”, dyshohet se kanë vjedhur në banesën e shtetases F. F., pajisje elektroshtëpiake dhe një shumë parash;
  • 5. Më datë 13.01.2023, në lagjen “24 Maji”, dyshohet se kanë vjedhur në banesën e shtetasit A. T., disa produkte ushqimore;
  • 6. Po më datë 13.01.2023, në lagjen “24 Maji”, dyshohet se kanë vjedhur banesën e shtetasit A. R., disa bizhuteri dhe një shumë parash;
  • 7. Më datë 26.01.2023, në lagjen “Lef Sallata”, dyshohet se kanë tentuar të vjedhin një dyqan;
  • 8. Po më datë 26.01.2023, në lagjen “10 Korriku”, dyshohet se kanë vjedhur në tabakinon në posedim të shtetasit D. L, një shumë parash.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një shtëpi në Shkodër, një i plagosur

Një bombolë gazi ka shpërthyer në një banesë në lagjen “Dergut” të Shkodrës. Shpëthimi ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhuna në familje një problem serioz në Shqipëri!

Pothuajse çdo ditë në Shqipëri një person arrestohet për dhunë në familje. Referuar statistikave të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Po luante në oborr, 2-vjeçarin e zë poshtë motori

Një fëmijë 2 vjeç është zënë poshtë nga një motor që ndodhej i parkuar në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimet me urdhër të SPAK në Kadastër, policia jep detajet dhe publikon pamjet

Policia ka dhënë detaje për arrestimet e djeshme në Kadastër.  4 të arrestuarit akuzohen për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dëmtohet busti i “Skënderbeut” në Gjenevë, autoritetet zvicerane nisin hetimet

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme është dëmtuar busti i heroit kombëtar Gjergj…

LEXO ME SHUME