Categories Lajme

Vodhën energjinë elektrike , vihen në pranga 3 persona në Lezhë (DETAJE)

Shërbimet e Policisë Lezhë, Kurbin dhe Mirditë, kanë vijuar kontrollet në të gjithë qarkun, në bashkëpunim me OSHEE-në, për evidentimin dhe goditjen e rasteve të vjedhjes së energjisë elektrike. Mësohet se efektivët kanë arrestuar në flagrancë tre persona, për vjedhje të energjisë elektrike dhe dhunim të punonjësve të OSHEE-së.

Njoftimi i Policisë: Lezhë, Vijojnë kontrollet në bashkëpunim me OSHEE-në, për parandalimin e vjedhjes së energjisë elektrike.

Kishte bërë lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në banesë dhe kundërshtuan me dhunë punonjësit e OSHEE-së, vihen në pranga 3 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër.

Në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, shërbimet e Policisë Lezhë, Kurbin dhe Mirditë, kanë vijuar kontrollet në të gjithë qarkun, në bashkëpunim me OSHEE-në, për evidentimin dhe goditjen e rasteve të vjedhjes së energjisë elektrike.

Si rezultat, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin bënë arrestimin në flagrancë të shtetasi: K. L., 23 vjeç, K. L., 18 vjeç (vellëzër) dhe P. B., 48 vjeç banues në Mamurras, Kurbin.

Gjithashtu, u shpall në kërkim policor shtetasi V. L., banues në Mamurras. Punonjësit e OSHEE-së, gjatë kontrolleve të përbashkëta, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në banesën e shtetasit P. B., i cili në bashkëpunim me shtetasit e tjerë ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e OSHEE-së, për shmangien e veprimeve procedurale.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprat penale “Vjedhja e energjisë elektrike” dhe “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore”, kryer në bashkëpunim”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Plagosje me thikë në Tiranë, degradon sherri mes të rinjve, kapet autori

Policia e Tiranës njofton se ka vënë në pranga një 32-vjeçar, i cili akuzohet se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor 30 prill/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

Sot, më 30 prill 2024, në tregun valutor, dollari amerikan blihet me 93.8 lekë dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi javor/ Zbulo ç’kanë parashikuar yjet për secilën shenjë

Dashi Të reja të papritura do të vijnë në jetën tënde, Dash! Së pari, Afërdita…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Keni privatizuar llixhat në Kolonjë”, Xhaçka i kthehet deputetes së PD: Do guxim të flasësh broçkulla!

Vijojnë debatet në seancën e sotme plenare. Gjatë seancës, dy deputetet Sorina Koti nga PD…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tjetër aksident i frikshëm në Qafë Thanë-Pogradec/ Makina përplaset me murin e banesës, më pas me një shtyllë ndriçimi

Një tjetër aksident regjistrohet në aksin rrugor Qafë Thanë – Pogradec. Mësohet se aksidenti ndodhi…

LEXO ME SHUME