Categories Lajme

Vodhën nën kërcënimin e thikave 3 shtetas, prangoset 17-vjeçari, procedohen edhe dy 14-vjeçarë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3, Tiranë, kanë arrestua në flagrancë shtetasin A. L., 17 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për dy shtetas 14 vjeç, pasi këta shtetas iu kanë vjedhur shuma parash dhe sende personale, 3 shtetasve, duke i kanosur ata me mjete prerëse.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan sende personale, të dyshuara të vjedhura.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë Tiranë

Vijon operacioni policor i koduar “Saga”, nga Komisariati i Policisë Nr. 3. 

Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, procedohen penalisht 2 të tjerë. Shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre.    

Këta shtetas iu kanë vjedhur shuma parash dhe sende personale, 3 shtetasve, duke i kanosur ata me mjete prerëse.     

Sekuestrohen sende personale, të dyshuara të vjedhura.

Disa ditë më parë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, bazuar në inteligjencën informative, në kuadër të këtij operacioni, kanë vënë në pranga 2 shtetas, si dhe ka nisur procedimi penal për 1 tjetër.   

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3, Tiranë, në vijim të operacionit policor të koduar “Saga”, kanë zhvilluar hetime për dokumentimin e rasteve të vjedhjeve të ndodhura në juridiksionin e këtij Komisariati.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi A. L., 17 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për dy shtetas 14 vjeç. Gjithashtu, u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tyre, shtetasi O. M., 17 vjeç.  

Këta shtetas, gjatë ditëve të fundit, iu kanë vjedhur shuma parash dhe sende personale, 3 shtetasve, duke i kanosur ata me mjete prerëse.   

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan sende personale, të dyshuara të vjedhura.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME