Categories Lajme

Vodhën viçat dhe i fshehën në ballkonin e një apartamenti në katin e katërt në Kamëz, burg 3 të rinjve

Tre të rinj, 26, 22 dhe 20 vjeç janë dënuar nga Gjykata e Tiranës për vjedhjen e dy viçave. Ata u shpallën fajtorë për akuzën e vjedhjes në bashkëpunim, pasi tetorin e vitit të kaluar vodhën dy bagëti në fermën didaktike të Universitetit Bujqësor Tiranë.

3 të rinjtë e penduar për veprën penale, u dënuan me nga 4 muaj burg secili me gjykim të shkurtuar. Prokuroria kishte kërkuar për ta dënimin me nga 6 muaj ndërsa gjykata vendosi pezullimin e burgimit dhe vendosjen e tyre në shërbim prove për 1 vit.

Gjatë zbardhjes së ngjarjes nga forcat e komisariatit nr. 5 u arrestuan si pjesë  e grupit edhe dy të mitur, për të cilët është pushuar hetimi për shkak të moshës. Ajo që çuditi hetuesit ishte fakti se një prej viçave të vjedhur ishte fshehur në ballkonin e katit të katërt të një pallati në Kamëz.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi në Athinë/ Lulzim Cakës iu gjetën në banesë 2 milionë euro, detaje

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin në Athinë të Lulzim Cakës, i njohur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 12 Shtator 2026

Dashi Nuk është dita më e mirë për të vepruar të vetëm dhe për të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME