Categories Lajme

Vodhi një automjet në Konispol,pranga 17-vjeçarit nga Librazhdi

Një 17-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi drejtonte një mjet të vjedhur. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet E. B., banues në Librazhd, me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e vjedhjeve.

NJOFTIMI I POLICISE

Vijon operacioni policor i koduar “Sundimi i ligjit”. Falë bashkëpunimit mes Policisë së Sarandës dhe Gjirokastrës kapet 1 shtetas i shpallur në kërkim për vjedhje, me precedent të theksuar për këtë vepër penale.

Vodhi një automjet në Konispol, si rezultat i veprimeve të shpejta të shërbimeve të Policisë, 17-vjeçari i shpallur në kërkim u kap në flagrancë në Gjirokastër duke drejtuar pa leje drejtimi, automjetin e vjedhur. Sekuestrohet automjeti i vjedhur.

Pas marrjes së njoftimit se në fshatin Mulsi, Konispol, ishte vjedhur një automjet, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë organizuar menjëherë punën për lokalizimin dhe kapjen e autorit të vjedhjes. Bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, se autori ishte larguar me automjetin e vjedhur në drejtim të Gjirokastrës, kanë shkëmbyer informacionet me shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër.

Si rezultat i bashkëpunimit mes shërbimeve të Policisë të dy komisariateve, është kapur në flagrancë në Gjirokastër, duke drejtuar pa leje drejtimi, automjetin që kishte vjedhur në fshatin Mulsi, shtetasi E. B., 17 vjeç, banues në Librazhd, me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e vjedhjeve.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Policia e Elbasanit, si bashkëpunëtor në një vjedhje të kryer në një banesë në Elbasan, më datë 15.11.2023. Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Trendi që po përhapet te të rinjtë/ Teknologjia e vjetër për një jetë më të qetë

Rrjetet sociale dhe teknologjia kanë marrë një pjesë të madhe të jetës së përditshme, veçanërisht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidenti me dy viktima në Golem, banorët: Po bënin manovra me motor dhe humbën kontrollin

Detaje të reja janë zbuluar nga aksidenti me pasojë vdekjen e dy të rinjve në…

LEXO ME SHUME