Categories Showbiz

Vogëlushi në foto, sot personazhi më i pëlqyer në Për’Puthen

Bashkimi është një nga konkurrentët më të përfolur të “Për’puthen” këtë sezon dhe ai sërish është në qendër të vëmendjes. Arsyeja për këtë është një foto mjaft simpatike e Bashkimit fëmijë, ku duket qartë se nuk ka ndryshuar shumë. Fotoja ka qarkulluar ditët e fundit në rrjete dhe në të shihet qartë se Bashkimi vetëm sa është rritur, pasi tiparet e tij kanë mbetur thuajse të njëjta si shumë vite më parë.

Ndërkohë, në “Për’puthen” Bashkimi po vazhdon takimet me Alvisën dhe marrëdhënia e tyre duket se po bëhet gjithnjë e më serioze.

Megjithatë opinionisti Arjan Konomi e ka treguar hapur se nuk ka pëlqim ndaj tyre si çift. Gjatë puntatës së djeshme të programit Arjani u tha atyre se u kënaq duke i parë bashkë në shtëpinë e Bashkimit në Mitrovicë, por se pastaj u kujtua se ata kanë qenë dhe më parë te shtëpia e njëri-tjetrit, e se kjo nuk është ndonjë gjë e madhe.

“Bashkimi ka pikëpyetje që do ta shoqërojnë deri në ditën e dasmës, e s’ka për tu bindur kurrë, sepse Alvisa është një mjeshtre e manipulimit. Ajo është një ‘mitomane’, beson edhe gënjeshtrën e vet. Alvisa njeriu që ka gënjyer më shumë në këtë emision, me produksion, me njerëz të tjerë, me mua, me Bashkimin, me Borën, familjen e saj, është ajo që akuzon të tjerët për gënjeshtar”, tha Arjani.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

5 vite i zhdukur/ Ja çfarë ka ndodhur me Renato Mekollin

Prej janarit të vitit 2021, shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli, ishte zhdukur plotësisht…

LEXO ME SHUME