Categories Lajme

Vogëlushi në spital, i dëmtuar nga tërmeti lidhet në ‘facetime‘ me Noizin, dhe qesh, si kontribuoi biznesmeni për fëmijët (VIDEO)

Biznesmeni Kristian Boci me të bijën duke ndihmuar djaloshin e mbijetuar të familjes Lala Biznesmeni Kristian Boci ka shkuar në Spitalin e Traumës, për të kontaktuar vetëm fëmijët e për t’u dhënë atyre dhurata. Ai shoqërohej nga vajza e tij e vogël Kiara dhe kanë qenë shumë prekëse teksa për secilin nga fëmijët, ka dhënë një dhuratë të veçantë. Por, më prekëse është historia e djalit 12 vjeçar që i ka shpëtuar tragjedisë. Mësohet se vogëlushi është njëri prej pjesëtarëve të familjes Lala, e cila pësoi goditjen më të rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit. duke humbur numrin më të madh të anëtarëve.

Duke e ditur që djali i vogël ka idhull Noizin, Kristiani ka telefonuar këngëtarin dhe e ka nxjerrë në ‘facetime’ me këngëtarin e tij të preferuar, raporton newsbomb.al. Djaloshi sapo e ka parë këngëtarin i ka ardhur buzëqeshja. Dhe e ka përshëndetur me vonë. Noizi i ka folur dhe i ka premtuar djalit se sapo të dalë nga spitali do t’i bëjë një xhiro me makinën e tij.

“Ouuuu”, dëgjohet pasthirrma e fëmijës si në gëzim. “Është pak e palarë, i thotë Noizi, por do ta lajmë bashkë”. E ndërkaq, Boci ka shpërndarë ndihma edhe për fëmijët e tjerë që gjenden në spital të prekur nga tragjedia.

kristian boci.jpg
cuni.jpg

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME