Categories Lajme

Vogëlushja e familjes Greku prek emocionalisht Ramën: I kam parë në ëndërr, por i dua këtu!

Kryeministri Edi Rama ishte mbrëmjen e sotme në familjen Greku, me origjinë nga Thumana, e cila është akomoduar te banesat sociale në Shkozë, pas tragjedisë së 26 nëntorit, ku humbi tre anëtarë të familjes. Rama ishte te banesa e djalit të madh të familjes, i cili ndodhej në Francë me bashkëshorten dhe dy fëmijët, kur ndodhi tragjedia. Vogëlushja e kësaj familjeje, mbesa e dy gjyshërve që humbën jetën nën rrënoja, preku kryeministrin, kur tha se “U trondita për nënën dhe gjyshen që nuk i kam më, i kam parë në ëndërr, por i dua këtu”.

Biseda e kryeministrit Rama me vogëlushen e familjes Greku
Vogëlushja: Të kam parë në televizior
Edi Rama: Ku jam më mirë në TV apo kështu?
Vogëlushja: Kështu! U trondita për nënën dhe gjyshen që nuk i kam më…
Edi Rama: O Zot i madh, janë lart në qiell i do Zoti
Vogëlushja: Në ëndërr i kam parë 100 herë po ri dua këtu
Edi Rama: Ata kanë shkuar në qiell, janë atje lart
Vogëlushja: Më thoshte gjyshi a ta çoj njëherë televiziorin të shikoj Edi Ramën? Unë i thosha dua të shikoj kukullat, ca do të shikoj tjetër sportin, budalliqe…

Edi Rama: Sa e mirë qe je?
Vogëlushja: Gocë më….

Edi Rama: Do të prezantoj me Zahon
Vogëlushja: Çun ke ti?
Edi Rama: Po, kam edhe një gocë dhe një çun unë të mëdhenj. Zahon do ta sjell ndonjë ditë ta prezantoj. Edhe ti të vish të luash me Zahon sa herë të duash. Çfarë ke dëshirë të sjellë plaku i vitit të ri?
Vogëlushja: Kukull të madhe
Edi Rama: Do ta porosisim një kukull të madhe
Vogëlushja: Dua dy kukulla Elsa dhe Ana…
Edi Rama: Ai çuni im merret me spidermana. Do më përqafosh mua që të iki?
Vogëlushja: Pse do ikësh? Rri
Edi Rama: Po mirë na bëj ndonjë muhabet që të rri. Kjo qenka fantastike
Vogëlushja: U mbush shtëpia plot, kështu kam qejf

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME