Categories Lajme

Voltana Ademi hedh në gjyq IKMT

Kryetarja e Bashkisë në Shkodër Voltana Ademi, ka bërë kallëzim penal në Prokurorinë e Rrethit Shkodër, për shembjet e objekteve në bregdetin e Velipojës pa asnjë dokument e pa mbështetur në ligj. Të akuzuar janë, Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit dhe Drejtoria e Policisë Shkodër. Bashkia Shkodër gjykon se IKMT dhe Policia e Shtetit nuk kanë vepruar drejt dhe ligjërisht, por kanë «shpërdoruar detyrën» që i ngarkon ligji në aksionin e organizuar për prishjen e 24 objekteve «beach-bare», në datën 10 dhe 11 qershor 2020 në bregdetin e Velipojës “Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit në datën 10.06.2020 dhe 11.06.2020, në kundërshtim flagrant me ligjin material të inspektimit, ka filluar dhe vijuar deri në orët e vona të natës e pas mesnatës prishjen dhe shembjen e strukturave me funksion “beach bare» në plazhin e Velipojës, pa asnjë proçedurë, pa njoftim dhe vënien në dijeni të pronarëve apo përdoruesve, duke vepruar forcërisht, në shkelje të parimeve themelore kushtetuese të drejtave të njeriut. Në këto veprime inspektorët e IKMT janë shoqëruar nga efektivë të Policisë së Shtetit.

Nuk është ndjekur asnjë proçedurë dhe dhunshëm kanë prishur këto struktura, duke cënuar integritetin njerëzor dhe qytetar. Në referim të dispozitave ligjore të sipërcituara IKMT-ja duhej të ushtronte kontroll me grupe inspektimi dhe çdo konstatim të kundraligjshëm duhej ta pasqyronte në proces-verbalin/let e konstatimit, duke përshkruar me detaje çdo objekt të kundraligjshëm si dhe llojin e konstruktit të tyre. Sipas procedurës ligjore, një kopje i komunikohet palës, nëse ai/ajo është prezent. Në të kundërt një kopje e procesverbalit lihet në objekt. Proces-verbali shoqërohet me fotot e konstatimit të ndërtimit pa leje ndërtimi. Në vijim njoftohet Krye/Inspektori i këtij Inspektoriati, i cili vlerëson shkeljen e konstatuar. IKMT nuk ka vepruar konform dhe bazuar në ligjin nr 9780 dt 16.07.2007 ”Për inspektimin dhe mbrojtjen e territorit nga ndërtimet e kundraligjshme”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME