Categories Lajme

Voltana Ademi : Qeveria Rama po merr plazhin, dikush do mbajë përgjegjësi

Pas aksionit të IKMT në vijën bregdetare, kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi lëshoi akuza të forta ndaj kryeministrit Rama duke deklaruar se qeveria e tij po grabit plazhin e Velipojës. Për Rtv Ora, ajo tha se i qëndron kësaj akuze pasi nuk ka asnjë informacion dhe asnjë transparence mbi këtë plan.

Ademi: Qytetarët dhe unë si kryetare e bashkisë nuk kemi informacion mbi atë çfarë po ndodh në Velipojë. Më është komunikuar që ka kontrata të lidhura për ndërtime apo përdorim të bregut të detit, për të cilat nuk jam në dijeni. Dyshimet e mia lindin në momentin që nuk ka transparencë dhe nuk veprohet kështu me bregun e detit. Nuk ka asnjë kuptim që të ndërhysh në këtë mënyrë në bregun e Velipojës, jemi në ditët e para që duam të presim turistët dhe fakti që shkatërrohet në zemër i gjithë bregu, ka prishje selektive, nuk merret i njëjti vendim për të gjithë, kjo më lë të dyshoj që ka disa vendime të tjera që nuk janë bërë me dije apo që fshihen. Nëse nuk është kështu dikush duhet ti bëjë transparente.

Nga studio e Ora News, Ministri i  Turizmit Blendi Klosi foli për ndërtime të bëra gjatë dy muajve të fundit që përkon edhe me pandeminë. Por kryebashkiakja e Shkodrës mohoi që kjo të ketë ndodhur në bregun e rërës. Ajo tha se ndërtimet janë bërë jashtë brezit të rërës dhe në dijeni të plotë të policisë.  Madje ajo shtoi se kishte vënë në dijeni të gjithë strukturat për këtë paligjshmëri.

Ademi: Dëgjova Ministrin Klosi  që thoshte sot se ka objekte që janë ndërtuar gjatë pandemisë. Në fakt në bregun e rërës nuk bëhet fjalë për të reja, bëhet fjalë për objekte të tjera që janë denoncuar nga bashkia e Shkodrës gjatë pandemisë për faktin se policia nuk duhet të linte të lëviznin dhe po flas përtej rërës, çuditërisht lejonte të ndërtonin.Këtë shqetësim ja kam përcjellë komisaritit të policisë, Drejtorisë së Policisë, Lamallarit dhe zëvendësministres së Brendshme me frikën që po lejohen paligjshmëri që do të na kthehen mbrapsht. Njerëzit investojnë për të mos prishur, më mirë është ta parandalosh sesa ta prishësh.Nëse ka vendime për prishje vendimet do të duhet të ishin për gjithë bregun, nuk janë.

Ademi  thotë se ka ndjekur të gjithë rrugën ligjore, por sipas saj ka një mungesë të qëllimshme të transparencës, të cilën e cilëson korruptive. Ademi: E njoh mirë ligjin, u jam drejtuar disa herë institucioneve dhe kam marrë në telefon.Më është refuzuar komunikimi me prefekturën, kam komunikuar me zëvendësdrejtorin e përgjithshëm të policisë së shtetit që nuk më dha informacion për çfarë bëhej fjalë. Kam komunikuar me IKMT, me Ministrin. Nuk kam marrë asnjë përgjigje edhe sot që flas.Ka një mungesë të qëllimshme të transparencës dhe mendoj se është korruptive sepse nuk kam shpjegim tjetër. Është traumë e vërtetë për qytetin e Shkodrës, administratën vendore për të gjithë biznesin dhe qytetarët. Do të jetë shumë e rëndë për të gjetur Velipojën në atë gjendje që është. Në shqetësimin e saj, Ademi duket se të vetmin aleat kishte kryebashkiakun e majtë Pjerin Ndreu. Ademi: Nuk di të ketë ndërhyrje në Shëngjin. Qeveria do të duhet ta bëjë me dije sepse nuk bën ndryshim Lezha me Shkodrën. E ndërsa shembjet tashmë janë fakt, nuk dihet se kush do të pastrojë zonën nga inertet.

Ademi: Ky muhabet nuk është diskutuar fare, nuk më ka pyetur njeri dhe vazhdon të mos më pyesë. Është një çështje që do të duhet të kishte kujdesin, pasi ka një pjesë të funksioneve që i kryen vetëm bashkia por mesa duket nuk po i lihet asnjë kompetencë as bashkive, kështu më ngjan. Në takimin me Ministrin u tha se janë prefektët që do të marrin angazhimin për kordinimin e mbajtjes të rregullit, të pastërtisë, të ujit të pijshëm, që nuk janë funksione të prefekturës. Ka një paligjshmëri në mënyrën e ushtrimit të funksioneve vendore, kjo vlen edhe për bashkitë e majta. Më shumë po përqëdrohet pushteti dhe është shumë e rëndë. Kryebashkiakja paralajmëroi se të hënën do të paraqesë edhe një padi, pasi kostot që ju shkaktuan Shkodrës do të duhet ti marrë dikush përsipër.

Ademi: Kam dërguar sot një letër, kam vënë në dijeni dhe prokurorinë, të hënën do paraqes një padi për pjesën administrative për të gjithë ata që kanë shkatërruar Velipojën. Janë veprime arbitrare dhe dëmtime që kanë edhe një kosto financiare për vetë biznesin dhe vetë territorin. Janë kosto të një qyteti që do të duhet ti marrë dikush përsipër. – Intervista në studio me gazetaren Beti Njuma, përgatiti Besjana Kuçana

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Djegia e tragetit në Sarandë, pronarët dyshojnë te zjarrvënia e qëllimshme

Një traget është djegur sot rreth orës 12:00, në kalatën e Portit të Sarandës. Trageti…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turistja gjermane bie nga ujvara në Përmet, dërgohet me helikopter në Tiranë

Një turiste gjermane ka rënë nga ujëvara në zonën e Çarçovës në Përmet duke shkaktuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nëna me dy fëmijë të mitur janë ende të zhdukur, ndërsa vajza 9-vjeçare u gjet e mbytur, zbardhet dëshmia e 31-vjeçarit

Shtetasi Erdgys Arrazi ka dhënë deklaratën e tij në policinë vendore të Shkodrës teksa është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Romeo Veshaj shpallet finalisti i parë i Big Brother VIP3!

Romeo Veshaj është shpallur zyrtarisht finalisti i parë i edicionit të tretë të Big Brother…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Foto/ Ky është autori i vrasjes së të moshuarve në Dropull!

Thoma Mastora është 69-vjeçari që dyshohet se vrau të moshuarit Kosta dhe Kleoniqi Ilia në…

LEXO ME SHUME