Categories Lajme

Von der Leyen: Do të jem armiku i atyre që duan të dobësojnë Bashkimin Evropian

Në Strasburg sot është dita e Ursula von der Leyen.

Gjatë fjalimit të saj ku dhe prezantoi platformën social ekonomike, Ursula, e cila e rrëmbeu duartrokitjet e para, kujtoi Simone Veil, presidenten e parë femër të Parlamentit Europian 40 vjet më parë.
“Dyzet vjet më vonë, më në fund, një grua përsëri është kandidate për Presidencën e Komisionit Evropian”, tha Von der Leyen.
“Do të jem armiku i atyre që duan të dobësojnë Bashkimin Evropian. Për mua vetëm një gjë është e rëndësishme, Europa, të cilën duhet ta forcojmë. Unë do të jem armikja e atyre që duan ta dobësojnë këtë Evropë”
Në lidhje me Brexit, kandidatja e propozuar nga Komisioni Evropian tha se “Jam e përgatitur të garantoj një zgjatje të mëtejshme të largimit nëse nevojitet më shumë kohë për arsye të vlefshme. Në çdo rast, Mbretëria e Bashkuar do të mbetet aleati ynë, partneri ynë dhe një vend miqësor”, shtoi ajo.
Në rrafshin social, Von der Leyen tha se do të garantonte një pagë minimale evropiane.
“Dua të siguroj që në një ekonomi sociale të tregut, çdo person që punon me orar të plotë mund të ketë një pagë minimale që garanton një jetë dinjitoze. Mundësia optimale është që të ketë bisedime kolektive me sindikatat, sepse ato mund ta rregullojnë pagën minimale për çdo sektor.Unë e di se ka modele të ndryshme, por ne duhet të krijojmë një kornizë të përgjithshme”.
Aktualisht në Parlamentin Evropian po zhvillohet diskutimi për kandidaturën e Ursula von der Leyen. Ajo nuk ka konkurrentë dhe synon për t’u emëruar në krye të institucionit të rëndësishëm të BE-së.
374 vota i duhet gjermanes për të pasuar Jean-Claude Juncker në krye të KE-së.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME