Categories Lajme

Voskopojë, zjarr në pyjet e fshatit Krushovë

Një zjarr ka rënë në pyjet e fshatit Krushovë në Njësinë Administrative të Voskopojës. Administratori Kostika Zguri ka bërë të ditur se zjarri është shfaqur paraditen e sotme në pyjet me pisha të këtij fshati, i cili ndodhet 6 km larg Voskopojë. Është dashur ndërhyrja e punonjësve të kësaj  njësie administrative dhe banorëve të zonës për të bërë të mundur izolimin e flakëve. Sipas administratorit nga zjarri është djegur plotësisht një sipërfaqe prej 1 ha me pisha shume vjeçare. Burime zyrtare thanë se zjarri mendohet të ketë qenë i qëllimshëm nga barinj të zonës, por nuk përjashtohet mundësia që zjarri të  jetë venë nga të ardhur nga qyteti i Korçës, të cilët kishin zgjedhur pyjet e fshatrave të Voskopojës për të kaluar 1 Majin. Burimet thane se policia ka filluar hetimet për gjetjen e autoreve të zjarrvënies.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME