Categories Lajme

Vota e emigrantëve, kreu i KQZ: Koha e limituar, nevojitet konsensusi i të gjitha partive politike!

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, foli për votën e emigrantëve në zgjedhjet e 25 prillit. Ai theksoi se afati është i shkurtër që vota e emigrantëve të jetë në masë në këto zgjedhje, megjithatë ai shtoi se do të tentohet të ketë pjesëmarrje të tyre sado e vogël qoftë ajo. Ndër të tjera, Celibashi theksoi se për të mundësuar votën e emigrantëve duhet konsensusi i të gjitha palëve politike.

“E vërteta është që nuk kam qenë optimist për këtë projekt (Votën e emigrantëve), por besimplotë që të realizohet. Nuk kam qenë pasi koha që KQZ ka pasur në dispozicion për të përgatitur të gjithë aktet ka qenë jo ajo që do të duhet të ishte. Unë ende shpresoj akoma, jo vetëm për faktin se numri i personave që janë deklaruar në gjendje civile është i vogël. Për këtë arsye ekziston mundësia, që ne ta provojmë qoftë në këto zgjedhje. Mbetet për t’u parë se si do të jetë. ka shumë punë për t’u bërë, por shpresojmë që në këto zgjedhje të mundësohet vota e Diasporës.

Kodi Zgjedhor thjesht dhe vetëm ka transferuar atë që Kushtetuta prej 30 e ca vitesh ka sanksionuar. Kodi Zgjedhor ka klauzolë që thotë se KQZ merr një vendim ku do i përfshijë për herë të parë votuesit jashtë Shqipërisë në Zgjedhje. Rregullatori është në të drejtën e vet ta marrë këtë vendim. Pra nuk është thënë që në këto zgjedhje duhet zgjidhur kjo gjë. Nuk ka asnjë rregull sesi duhet bërë votimi, kjo duhet bërë nga e para. Vazhdoj ta them është i rëndësishëm që ky proces të ketë konsensus politik të gjithë partive. Duhet të ketë konsensus mes partive që të mos ketë kondensime”, tha Celibashi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një shtëpi në Shkodër, një i plagosur

Një bombolë gazi ka shpërthyer në një banesë në lagjen “Dergut” të Shkodrës. Shpëthimi ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhuna në familje një problem serioz në Shqipëri!

Pothuajse çdo ditë në Shqipëri një person arrestohet për dhunë në familje. Referuar statistikave të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Po luante në oborr, 2-vjeçarin e zë poshtë motori

Një fëmijë 2 vjeç është zënë poshtë nga një motor që ndodhej i parkuar në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimet me urdhër të SPAK në Kadastër, policia jep detajet dhe publikon pamjet

Policia ka dhënë detaje për arrestimet e djeshme në Kadastër.  4 të arrestuarit akuzohen për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dëmtohet busti i “Skënderbeut” në Gjenevë, autoritetet zvicerane nisin hetimet

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme është dëmtuar busti i heroit kombëtar Gjergj…

LEXO ME SHUME