Categories Lajme

Vranë 69-vjeçarin, burgim të përjetshëm për shqiptarin dhe italianin

Janë dënuar me burgim të përjetshëm Paulin Meçaj, 32-vjeç dhe Andrea Capone, autorë të krimit të rëndë që tronditi Leccen 1 vit më parë më 16 korrik.

32-vjeçari Meçja dhe bashkëpunëtori i tij italian vranë në sytë të gruas së tij një ish-bankier, Giovanni Caramuscio, 69 vjeç, teksa ishte duke tërhequr para nga një bankomat.

Ata u shpallën fajtor ditën e sotme nga gjykata për akuzat e vrasjes me dashje, grabitjes me pasoja të rënda dhe armëmbajtje pa leje. Në seancën e kaluar prokurori kishte kërkuar dënimin maksimal për autorin e krimit Meçaj, ndërsa për Capone, i konsideruar bashkëpunëtor i tij, ishte kërkuar dënimi me 22 vjet.

Për Meçaj dhe Capone, gjyqtarët e Gjykatës Penale të Lecces urdhëruan izolim ditor për 1 vit. Të dy u dënuan gjithashtu që të paguajnë dëmshpërblim veçmas në favor të të afërmve të Caramuscio, të cilët ngritën një padi civile. Meçaj dhe Capone gjatë procesit gjyqësor fillimisht me një letër dhe më pas verbalisht në sallën e gjyqit i kanë kërkuar falje familjes së viktimës.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 16 korrikut në Lequile, Lecce. Giovanni Caramuscio, kur 69 vjeç u ekzekutua në sy të gruas së tij. Kamerat e sigurisë në zonë kishin filmuar të gjithë ngjarjen, e cila nisi si një grabitje.

Autorët kishin qenë të maskuar me maskë anti-Covid. Falë një dëshmitari, u verifikua që një nga vrasësit, 28-vjeçari italian Andrea Capone, kishte shkuar në një pus pranë bankës me një qese plastike në dorë. Pastaj ai u pa pasi u kthye duarbosh.

Karabinierët arritën të gjenin brenda pusit të treguar një çantë me një seri rrobash brenda që doli të ishte, nga krahasimi me imazhet e sistemeve të mbikëqyrjes video, ato të përdorura gjatë grabitjes që përfundoi tragjikisht në vrasje.

Capone u identifikua nga xhupi i errët me mëngë të gjata të cilin natën e vrasjes e hodhi në një pus dhe u gjet më pas nga forcat zjarrfikëse. Toka në të cilën ndodhet pusi ishte përballë shtëpinë e të 32- vjeçarit.

Përveç një mori të dhënash që dolën nga kamerat e sigurisë në rrugë, në afërsi të bankomatit ku edhe u vra i moshuari, policia italiane e ndoqi në Facebook shtetasin italian i cili kishte harruar fotot e tij me të njëjtën bluzë. Ishte pikërisht ajo bluzë e fiksuar në rrjetet sociale që çoi policinë në shtëpinë e tij dhe e vuri në pranga për vrasjen.

Shqiptari, në fakt është akuzuar si ekzekutor, pasi policia dhe prokuroria kanë parë edhe pamjet filmike të atij momenti kur shqiptari ka nxjerrë armën duke e qëlluar në kokë burrin që po tërhiqte një shumë të hollash kundër dëshirës së gruas së tij e cila po i lutej që të dilnin të nesërmen dhe të kryenin atë veprim.

Shqiptari dhe italiani i morën paratë dhe u larguan për në banesat e tyre pa e ditur se jo vetëm kishte pamje filmike, por madje edhe dëshmitar okular.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Atentati mafioz/ Po lëvizte me motor, ekzekutohet 41-vjeçari në Selanik, në atentat mori pjesë edhe një grua

Një 41-vjeçar është qëlluar për vdekje në Selanik. Sipas mediave greke 41-vjeçari ka marrë plagë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Makina del nga rruga dhe përfundon në Lanë, humb jetën shoferi

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Në zonën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shiste kokainë në zona të ndryshme të qytetit, arrestohet 41-vjeçari në Vlorë

Një 41-vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi shiste doza kokaine, në lagje të ndryshme të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rindërtimi pas tërmetit/ Rama u dorëzon qytetarëve çelësat e 404 apartamenteve në Vorë: I keni prona tuajat, pa asnjë kredi apo borxh

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Vorë ku ka dorëzuar banorëve të cilëve u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 3” vihet në pranga 41-vjeçari

DVP Vlorë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 3”. Shiste doza kokaine, në lagje të ndryshme…

LEXO ME SHUME