Categories Lajme

Vranë me thikë 20-vjeçarin pas sherrit për të dashurën, Apeli lë në burg Axel Hoxhajn dhe shokun e tij Ensi Manzen

Gjykata e Apelit ka lënë në burg autorin e vrasjes së Stiven Toshkëzit, Axel Hoxhaj dhe shokun e tij Ensi Maze.

Ngjarja ndodhi në 18 prill, pranë rrugës “Skënder Sallaku”, ku në bashkëpunim me shtetasin Ensi Maze, 18 vjeç, (arrestuar disa orë pas ngjarjes), Aksel Hoxha, ka goditur me mjet prerës Stivën Toshkëzi 20 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Dy të rinjtë Ensi Maze dhe Axel Hoxhaj, i bën pritë 20-vjeçarit Stivën Toshkëzi kur ai po kthehej nga puna dhe debati agravoi në përdorimin e thikës.

Ensi Maze i cili ra në prangat e policisë pak orë pas ngjarjes, ka deklaruar përpara oficerëve të policisë gjyqësore se nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me viktimën, por ishte vënë në dijeni të konfliktit nga shoku i tij, Axel Hoxha.

Pasi ka takuar shokun e tij Axelin, ai i ka treguar se para disa kohësh ka pasur një konflikt me viktimën dhe pretendonte se e ky i fundit e kishte rrahur.Më tej Maze, ka deklaruar se motivi i konfliktit të tyre ishte një vajzë të cilën e pëlqente Axel Hoxha që e kishte në të njëjtën klasë, por ajo ishte në një marrëdhënie me viktimën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përplasi për vdekje 65-vjeçarin teksa lëvizte me motor, plagoset edhe vetë inspektori policisë…

AMP ka arrestuar punonjësin e policisë Inspektor M. K., me detyrë Patrullë e Përgjithshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pronat-Vendimi\ Taksa e re për pasuritë e paluajtshme, njoftimet për detyrimin do të gjenerohen në e-Albania

Nga viti 2028 qeveria parashikon të nisë zbatimin e ligjit të ri për taksimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Besimtarë katolikë kremtojnë Krishtlindjen në katedralen ‘Shën Pali’, Imzot Arjan Dodaj: Ecim me gëzim e shpresë përballë çdo zhgënjimi njerëzor

Në vigjilje të Krishtlindjeve besimtarë katolikë u mblodhën në katedralen ‘Shën Pali’ në Tiranë, për të ndjekur meshën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emrat \ Goditja e grupit që shiste lëndë narkotike,Mes të arrestuarve edhe një ish-ushtarak

Detaje të tjera mësohen nga goditja e grupit kriminal që shiste drogë në Tiranë. Të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rama: Ilaçe për Onkologjikun dhe rimbursim për 400 mijë pacientë! Rritje rrogash për mjekë dhe infermierë

Nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku kryeministri Edi Rama mori një takim me mjekë,…

LEXO ME SHUME