Categories Bota

Vrasësi i Tupac Shakur konsiderohet shumë i rrezikshëm, nuk do të lirohet me kusht

Vrasësi i Tupac Shakur, Duane “Keefe D” Davis, konsiderohet shumë i rrezikshëm për t’u liruar me kusht, sipas prokurorëve që janë gati për gjyqin e shumëpritur kundër vrasjes së reperit legjendar.

Avokatët mbrojtës të Duane i kanë kërkuar një gjyqtari të caktojë lirimin me kusht në mënyrë që ai të mund të jetë jashtë ndërsa pret fillimin e gjyqit. Gjyqi është caktuar të fillojë në qershor dhe ata po i luten gjykatësit që të vendosë garancinë e tij jo më të lartë se 100,000 dollarë.

Ndërkohë, sipas dokumenteve të mbledhura nga TMZ, prokurorët pretendojnë se nuk do të ishte diçka e mençur që Davis të lirohej me kusht për shkak se kishte qenë një anëtar i rangut të lartë të South Side Compton Crips dhe pranoi se kishte luajtur një rol në vrasjen e reperit legjendar. Krahas përfshirjeve të tij në bandë, prokurorët pretendojnë se ai kërcënoi në mënyrë të përsëritur anëtarët e jurisë ndërsa ishte pas hekurave.

Prokurorët gjithashtu shtjelluan se kishin ‘male’ me prova që Davis orkestroi vrasjen e Tupac Shakur, madje ai deklaroi motivin e vrasjes, duke pretenduar se nipi i tij që shkrepi armën, u ndesh me Shakur në hollin e hotelit MGM para përballjes me Mike Tyson. Edhe pse ka regjistrime të Davis duke folur për incidentin, ai u deklarua i pafajshëm për akuzat.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota Lajme

Tentoi ti ikte policisë pasi testi i alkoolit e nxori të dehur, vdes tragjikisht Miss Evropa-Kosova

Një 27-vjeçare turke, Guler Erdogan humbi jetën tragjikisht në Turqi, pasi u rrëzua nga ura…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes në moshën 65-vjeçare komediani Tony Slattery

Komediani britanik Tony Slattery ka vdekur në moshën 65-vjeçare pas një ataku kardiak. Slattery u…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vrasja e shefit të kompanisë së sigurimeve në SHBA, ky është 26-vjeçari i arrestuar si autor i krimit!

Një 26-vjeçar është akuzuar për vrasje si autor i vrasjes së shefit ekzekutiv të UnitedHealthcare,…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

SHBA, një person me fat nga New Jersey fiton jackpotin e Mega Millions prej 1.13 miliardë dollarë

Një person i vetëm në New Jersey ka fituar çmimin e parë të Mega Millions…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Ndjekja si nëpër filma në arën me misër përfundon me aksident fatal (Video)

Këto janë pamjet kur një shofer i dehur ndiqet nga policia në një fushë me…

LEXO ME SHUME