Categories Lajme

Vrasja e 18 vjeçares shqiptare/ Ja çfarë ka vendosur Gjykata për 2 autorët

Pas dy ditësh, bëhen dy muaj prej kur Gjykata Themelore në Ferizaj ka vazhduar paraburgimin për Dardan Krivaqën dhe Arbër Sejdiun, të cilët dyshohen për keqtrajtimin dhe vrasjen e 18-vjeçares Marigona Osmani.

Nga Gjykata kanë deklaruar për Express se Prokuroria Themelore ende nuk e ka bërë kërkesën për vazhdimin e paraburgimit.

“E nderuar, iu konfirmoj se Gjykata, nuk ka pranuar ende kërkesë nga Prokuroria lidhur me këtë rast”, ka deklatruar zëdhënësja Albënora Bekteshi.

Ndërkaq zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Vjosa Bahtiu, ka deklaruar se do të paraqitet kërkesa për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj dy të dyshuarve.

“Referuar kërkesës suaj për të dhëna, ju njoftojmë se për rastin në fjalë, Prokuroria Themelore në Ferizaj, do të paraqesë kërkesë për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj dy të dyshuarve“, ka deklaruar Bahtiu për KlanKosova.

Ndryshe, Marigona Osmani dyshohet se vdiq pasi i përjetoi dy ditë keqtrajtim mizor, ndërsa rasti është cilësuar si “vrasje e rëndë”.

Të dyshuarit ishin të njohur për policinë dhe prokurorinë edhe para vrasjes së 18-vjeçares, kjo për shkak të dosjeve që i kishin në polici.

Në njoftimin e Gjykatës Themelore të Ferizajt për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Krivaqës u tha: “I pandehuri më 22 gusht 2021, në Ferizaj, në banesën e tij me dashje, në mënyrë mizore për motive të ulëta, një natë përpara, ka ushtruar fillimisht dhunën psikike, pastaj edhe dhunë fizike, e cila ka vazhduar edhe ditën kritike, derisa e ndjera ka ndërruar jetë, ndërsa i pandehuri A.S.

gjatë gjithë kohës ka qenë i pranishëm, në vendin e ngjarjes, e i cili edhe ka marr pjesë në ushtrimin e dhunës fizike dhe psikike, me këtë ka kontribuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në kryerjen e veprës penale, gjegjësisht vdekjen e të ndjerës, dhe më pas të njëjtën e dërgojnë dhe e lënë në spitalin e përgjithshëm në Ferizaj, pa shenja jete, ndërsa dy të pandehurit ikin në drejtim të panjohur”, ka njoftuar gjykata.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME