Categories Lajme

Vrasja e 20-vjeçarit në Tiranë, flet avokati i Ensi Mazes: Është i pafajshëm, e tregojnë pamjet filmike

Avokati i Ensi Mazes, 18-vjeçari që akuzohet si bashkëpunëtor në vrasjen e 20-vjeçarit, Stiven Toshkëzi, pas një sherri mes tyre, disa ditë më parë në Tiranë, ka folur për mediat jashtë sallës së gjyqit.

Ai është shprehur se pamjet filmike të publikuara në media vizive dhe ato sociale e tregojnë mjaft qartë mospërfshirjen e tij në këtë ngjarje, madje sipas avokatit, klienti i tij është përpjekur të shuajë konfliktin, duke sjellë në mendje momentin kur përpiqet që të bllokojë hapjen e derës nga pasagjeri që udhëtonte me të njëjtin mjet me viktimën.

Si Ensi Maze dhe patjetër edhe familjarët e tij janë të lehtësuar pas publikimit të pamjeve në media dhe në rrjetet sociale, ku duket qartë që Ensi Maze nuk ka bërë asnjë veprim të dhunshëm kundër pasagjerit, përkundrazi është sulmuar prej pasagjerit.

Nëse ai nuk do të pengonte derën të hapej, a do të mund të shmangej kjo tragjedi?

Do të agrovohej akoma më shumë. Qëllimi për të mbyllur ka qenë një vendim instiktiv për ta shuar konfliktin. Por pasi pasagjeri doli, ai nuk bën asnjë veprim të dhunshëm ndaj pasagjerit, kur ky i fundit e sulmon, madje e ka deklaruar edhe vetë që e ka qëlluar me grusht Ensi Mazen. Në qoftë se do të kishte pasur ndonjë qëllim për t’u treguar i dhunshëm, do të kishte kryer ndonjë veprim aktiv kundër pasagjerit.

Pse nuk u vetëdorëzua pas ngjarjes?

Ensi Maze është vetëdorëzuar. E vërteta është që në momentin që ka ndodhur ngjarja dhe ka marrë të atin në telefon e i ka thënë që është te stadiumi, dhe aty ka shkuar policia dhe e ka marrë, pra ai e ka pritur aty.

Po vajza e ka përfshirë Enis Mazen?

Vajza e ka thënë në deklarimet e saj që nuk ka pasur asnjë konflikt me Ensi Mazen, madje që nuk ka pasur asnjë lloj konflikti me Ensi Mazen. Madje nuk ka pasur asnjë përshtypje negative dhe ka thënë që e njoh si shok shkolle. AVOKATI I ENSI MAZES

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME