Categories Lajme

Vrasja e 31-vjeçarit në Prizren, policia bastis lokalin “Cobra City”, gjenden fishekë dhe granata dore

Mëngjesin e sotëm, Drejtoria e Krimeve të Rënda bashkë me Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren kanë vazhduar kontrollet për rastin “Kobra”. Këtë e konfirmoi zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi. Ai tha se kontrolli është kryer në tri lokacione dhe se përsëri është bastis lokali “Cobra City”.

“Sot gjatë ditës Drejtoria e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren kanë vazhduar bastisjet në tri lokacione, derisa është bastis edhe lokali “Cobra City”. Gjatë këtyre bastisjeve janë sekuestruar disa gjëra, që mund të përdoren si prova”, tha Bytyqi.

Ai tha se në njërën shtëpi të njërit nga të dyshuarit janë gjetur disa fishekë dhe një granatë dore.

“Rasti është iniciuar si “Mbajtje apo posedim i paautorizuar i armëve”, tha ai.

Mëngjesin e 3 janarit në dalje të Prizrenit mbeti i vrarë një 31-vjeçar nga Kukësi dhe u plagos një 27-vjeçar. Në ditën tragjike, Kryeprokurori Admir Shala tha se konflikti ka nisur në lokalin “Cobra City” lidhur me pagesën e faturës së shërbimeve. Aktualisht Kobra dhe pesë të dyshuarit tjerë gjenden në paraburgim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME