Categories Lajme

Vrasja e Azem Hajdarit, dënohet me 21 vite burg Izet Haxhia

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 21 vite burg Izet Haxhinë, ish-truprojë e ish-kryeministrit Sali Berisha, shkruan newsbomb.al. Ai është shpallur fajtor për vrasjen e pishtarit të demokracisë Azem Hajdari, më 12 shtator 1998.

Togat e zeza kanë dhënë sot vendimin për të, për akuzën “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim. Izet Haxhia do të vuajë dënimin në një burg të sigurisë së zakonshme, por më parë çështja do të kalojë dhe në Gjykatën e Apelit. Ish-truproja e Sali Berishës pretendon se është i pafajshëm dhe pritet që me zbardhjen dhe arsyetimin e vendimit të sotëm nga Gjykata e Tiranës, përmes avokatit të bëhet rekurs në Apel për rrëzimin e dënimit të sotëm, shkruan newsbomb.al.

Edhe më parë, Izet Haxhia është shpallur fajtor dhe është dënuar me 25 vite burgim për vrasjen e Azem Hajdarit, por ai nuk e ka pranuar akuzën dhe kërkoi rigjykim me pretendimin se zotëronte prova të reja. Pas ekstradimit nga Turqia, Izet Haxhia fitoi të drejtën e rigjykimit sepse ishte dënuar në mungesë. Vendimi i sotëm duket se e ka “shtangur” ish-truprojën e Berishës pasi priste pafajësinë dhe dërgimin e tjetër kujt në gjyq.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME